6.4 C
Pristina
Friday, April 19, 2024

Putin takohet me udhëheqësin e Koresë së Veriut

Më të lexuarat

Presidenti rus, Vladimir Putin, u takua me udhëheqësin e Koresë së Veriut Kim Jong-un

Putin, duke folur përpara bisedimeve të zhvilluara në Universitetin Federal të Rusisë Lindja e Largët në qytetin e Vladivostok të Rusisë, tha se vizita e Kim në Rusi do të shërbejë për zhvillimin e marrëdhënieve dypalëshe.

“Jam i sigurtë se kjo vizitë, do të ndihmojë për të kuptuar situatën se çfarë mund të bëjmë së bashku, si mund të zgjidhim problemet në Gadishullin Korean dhe se çfarë mund të bëjë Rusia për të mbështetur procesin aktual”, tha Putin.

Duke vënë në dukje se Moska është e kënaqur me përpjekjet e Koresë së Veriut për të normalizuar marrëdhëniet e saj me Korenë e Jugut dhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës(SHBA), Putin theksoi se “Natyrisht, ne mirëpresim dialogun mes Koresë së Veriut dhe Koresë së Jugut dhe përpjekjet për të normalizuar marrëdhëniet e Koresë së Veriut me Amerikën”.

Ndërsa lideri i Koresë së Veriut, Kim, tha se takimi i tij me Putin do të ndihmojë në zgjidhjen e problemit në Gadishullin Korean dhe në përmirësimin e marrëdhënieve dypalëshe.

“Situata në Gadishullin Korean tërheq vëmendjen e të gjithë komunitetit botëror. Shpresoj që bisedimet tona të jenë një aktivitet i rëndësishëm për të vlerësuar së bashku këtë situatë dhe për të shkëmbyer pikëpamjet. Shpresoj se mund të bëjmë një shkëmbim kuptimplotë pikëpamjesh”, tha Kim.

Samiti i mbajtur në qytetin e Vladivostok mes Putinit dhe Kim ku janë marrë masa të larta të sigurisë mbart cilësinë e samitit të “parë”./AA

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit