14.2 C
Pristina
Wednesday, April 24, 2024

Putin: Rusia, aleat i Turqisë në luftën kundër terrorizmit

Më të lexuarat

Presidenti rus Vladimir Putin ka dënuar sulmin e mbrëmshëm terrorist në Stamboll dhe i shprehu ngushëllimet e tij homologut turk Recep Tayyip Erdoğan

Presidenti rus Vladimir Putin ka dënuar sulmin e mbrëmshëm terrorist në Stamboll dhe i shprehu ngushëllimet e tij homologut turk Recep Tayyip Erdoğan, raporton Anadolu Agency (AA).

“Nuk mund të imagjinoj se ka krim më të madh se vrasja e civilëve të pafajshëm në festimin dhe pritjen e vitit të ri. Por, është e qartë se vlerat njerëzore janë krejtësisht të huaja për terroristët. Detyra jonë e përbashkët është që me vendosmëri t’u përgjigjemi këtyre sulmeve terroriste”, tha Putin në mesazhin që është publikuar në faqen zyrtare të Kremlinit.

Presidenti Putin ka thënë se Rusia është “aleat i besueshëm” i Turqisë në luftën kundër terrorizmit.

Mbrëmë, në sulmin terrorist në një klub nate në lagjen Ortakoi të Stambollit në qarkun Beshiktash u vranë të paktën 39 presona dhe u plagosën 69 të tjerë, ndërsa hetimet për sulmin janë në zhvillim e sipër, si dhe ndjekja e gjerë policore për sulmuesit.

Deri më tani janë identifikuar 20 të vdekur, duke përfshirë 15 të huaj dhe pesë shtetas turq. Në vijim është identifikimi i viktimave të tjera.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit