11.5 C
Pristina
Thursday, March 28, 2024

PUTIN-MERKEL-OLAND, “PAZARLLËK” PËR REGJIMIN E ASADIT

Më të lexuarat

Regjimi i Bashar Al-Asadit vazhdon t’u rezistojë presioneve ndërkombëtare dhe të bëjë masakra të reja në Siri.

Gjatë operacioneve të ushtrisë së rregullt siriane në shkallë vendi u vranë 53 vetë.

Ndërsa Vladimir Putini, i cili muajin e kaluar u ul sërish në postin e presidentit të Rusisë, do të realizojë sot me Olandin dhe Merkelin një “pazarllëk” për Asadin.

Vladimir Putini fillimisht do të shkojë në Paris, pastaj edhe në Berlin.

Presidenti i Francës, Fransua Oland dhe Kancelarja gjermane, Angela Merkel pritet që t’i kërkojnë Putinit të tërheqë përkrahjen e tij ndaj Asadit dhe t’u bashkohet presioneve ndërkombëtare kundër regjimit të Damaskut.

Nga ana tjetër vazhdojnë edhe reagimet ndaj masakrës në Hula, ku u vranë gjithsej 108 vetë, 49 prej të cilëve fëmijë.

Këshilli i OKB-së për të Drejtat e Njeriut, në përgjigje të apelit të Bashkimit Evropian, organizoi sot një mbledhje urgjente për pranimin e masakrës në Hula si “krim lufte”.

Ndërsa Komiteti i OKB-së për të Drejtat e Fëmijëve e cilësoi si “të trishtueshëm” faktin që shumica e fëmijëve të vrarë në Hula ishin nën 10 vjeç.

Nga ana tjetër, komisioni i formuar në Siri lidhur me masakrën e sipërcituar publikoi raportin e tij të parë, ku theksohet se ngjarja mizore në Hula është tepër e madhe dhe shumëdimensionale. Në raport gjithashtu mbrohet mendimi se, pas analizës së kufomave, kuptohet fare qartë që viktimat nuk kanë vdekur gjatë bombardimeve, siç pretendojnë autoritet siriane, por janë vrarë nga distanca të afërta me armë zjarri ose me armë të ftohta.

Edhe Komiteti i OKB-së kundër Torturës bëri të ditur se forcat e Asadit i torturojnë dhe gjymtojnë civilët, pa përjashtuar këtu as fëmijët, në bazë të urdhrave të drejtpërdrejta të autoriteteve.

Ndërkaq, nga terreni vazhdojnë të vijnë lajme për akte dhune. Në Siri kanë humbur jetën edhe 53 persona të tjerë.

Kurse regjimi i Asadit njoftoi dje se janë liruar 500 të arrestuar, të cilët kishin marrë pjesë në protestat antiqeveritare, por që nuk ishin përzierë në ngjarjet e dhunshme.

Mirëpo opozitarët e cilësuan këtë nismë si “të bërë sa për sy e faqe” dhe për zbatimin e Planit Anan i njohën Asadit afat deri në mesditën e sotme./trt/kohaislame

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit