4.7 C
Pristina
Saturday, April 20, 2024

Putin i dhuron një kallashnikov presidentin egjiptian, Abdulfettah es-Sisi

Më të lexuarat

Mësohet se Presidenti i Rusisë Vladimir Putin i ka dhuruar një armë automatike tip kallashnikov Presidentit egjiptian Abdulfettah es-Sisi raporton Anadolu Agency (AA).

 

Zëdhënësi presidencial Ala Jusuf në një njoftim duke cituar vizitën e Putin në Kajro theksoi se të dy liderët i kanë dhënë dhurata njëri tjetrit në bisedime.

 

Ndërsa në fotografinë e publikuar nga agjencia zyrtare e lajmeve egjiptiane MENA ka tërhequr vëmendje gjatë darkës të mbajtur në nder të Putinit ndodhja e kallashnikovit “Ak-47” mes dhuratave të cilat Putin i dhuroi Presidentit es-Sisi.

 

Analistët kanë shprehur opinionin e tyre se kjo dhuratë ka një “kuptim” për një marrëveshje të armëve të planifikuar mes Egjiptit dhe Rusisë.

 

Putin gjatë vizitës së Sisit në Rusi i pati dhënë dhuratë një xhaketë me yll të Kuq.

 

Nga ana tjetër media egjiptiane pretendon se gjatë vizitës zyrtare të Putinit në Kajro pritet që të nënshkruhet një marrëveshje të armëve prej 3 miljard dollarësh ku dhe financimet për marrëveshjen në fjalë pretendohet se do të përballohen nga Emiratet e Bashkuara Arabe.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit