12.2 C
Pristina
Friday, March 29, 2024

Pushteti tentoi të rrënojë Xhaminë që ndërtohej në Beograd

Më të lexuarat

Besimtarët musliman që jetojnë në Zemun Polje në afërsi të Beogradit me ditë kujdestarojnë para objektit fetar të posandërtuar për të penguar rrënimin e tij.
Arsyeja për rrënimin e tij ishte mungesa e lejës për ndërtim të objektit.
Në Zemun Polje të Beogradit ishin mbledhur me dhjetëra polic për të siguruar rërnimin e objektit fetar në ndërtim e sipër, kurse klerikët fetar edhe populli qëndronin për të penguar realizimin e vendimit për prishjen e këtij objekti.
Sikur ka deklaruar bashkësia Islame e Sërbisë, se pushteti i Beogradit kanë caktuar orarin e rrënimit të xhamisë të Enjtën në ora 8.00.
Kordoni policor dhe inspektorati janë larguar në ora 9.30 nga hapësira para xhamisë, dhe sikur tregojnë të pranishmit, i është ndaluar medias ti afrohen vendngjarjes.
Muftiu i Beogradit, Mustafa Jusufspahiq, për Al Jezeera, ka thënë se aryeja e rrënimit është mungesa e lejes për ndërtim për këtë objekt fetar, meshxid dhe ka shtuar se në këtë lagje mbi 500 shtëpia janë të ndërtuara pa leje, madje edhe vet kisha që gjendet në këtë lagje.
Në Zemun Polje jetojnë mbi 500 shtëpi muslimanësh.
E drejta ër jetë fetare
Muftia ka theksuar se në të kaluarën në Beograd janë rrënuar 274 xhamia.
”Pushteti kanë ndërmarrë iniciativën për rrënimin e këtij objekti në Sapsovdan, i cili është një “dhuratë” të cilën na e dha ky qytet. Ne përgatitemi për Ramazan, i cili do të fillon të Shtunën e ardhshme. Bëhet fjalë për një mosmarrëveshje me pushtetin dhe besoj se do të gjejmë një zgjidhje kompromise”, tha Jusufspahiqi.
Është e paraparë që objekti të ketë klasa për mësimbesimin fetar, pasi që në Zemun Polje ispas muftiur jetojnë mbi 500 familje muslimane.
“Këtu dominon një bllokadë e tërësishme mediatike. Në errësirë më mirë punohet, kurse e jona është tëp ndezim dritat dhe të tregojmë se ne nuk jemi popull dashakeq. Ne vetëm i kërkojmë të drejtat tona, të drejtën e besimit, të drejtën e lutjes. Në Kuran flitet që ne duhet ta pranojmë vatanin tonë përderisa nuk na dëbojnë nga ai dhe nuk na ndalojnë të lutemi në te. Shpresojmë se këto nuk do të na i ndalojë shteti, sepse vetëm edhe kjo na ka mbetur”, përfundoi muftiu Jusufspahiq.
Banorët e Zemun Poljes dhe muezini Dashtim Gashi tregoi se besimtarët disa ditë kujdestarojnë te kjo xhami për të penguar pushtetin e Beogradit që ta rrënojnë xhaminë.

Banorët janë të frikësuar dhe të shqetësuar, por edhe se janë të bashkuar për të qëndruar në betejën e tyre për të drejtat e tyre.

Artikulli paraprak
Artikulli tjetër
- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit