9.9 C
Pristina
Wednesday, April 24, 2024

Punonjësit besnikë punojnë shumë, por nuk heqin dorë nga prioritetet e tyre

Më të lexuarat

“Ju nuk mund të bëni një punë të mirë, nëse kjo punë është gjithçka që ju bëni.” Peter Drucker

Ndërsa ju i detyroheni shefit tuaj përpjekjet tuaja më të mira, përkushtimin, përqendrimin, ndershmërinë dhe integritetin tuaj ka dhe gjëra të tjera, të cilat nuk i detyroheni:

Ju nuk i detyroheni shefit tuaj:

Shëndetin tuaj
Qetësinë tuaj
Marrëdhëniet tuaja
Familjen tuaj
Në këtë artikull Business Magazine ju sjell dy shembuj të treguar nga Oleg Vishnepolsky, CTO Global pranë DailyMail Online dhe Metro.Co.Uk.

“Isha duke punuar me orë të gjata dhe duke u copëtuar për atë punë. Po lija mënjanë konferencat shkollore të vajzës sime dhe lojërat e futbollit të djalit tim. Shefi më shtonte shumë stres në punën time dhe në fund u sëmura. Në vend të mbështetjes dhe ndjeshmërisë shefi, më pushoi.

Më vjen mirë që kjo ka ndodhur. Ndërsa isha jashtë punës dhe në shtëpi me fëmijët e mi, kisha një shans për të rivlerësuar atë që është me të vërtetë e rëndësishme për mua në jetën time.”

Dhe një histori tjetër:

“Bëra një aksident ndërsa isha duke ngarë makinën. Çdo gjë po shkonte shumë mirë deri në ato momente. Një familje e mrekullueshme, një punë e shkëlqyer, 2 fëmijë të bukur dhe pastaj erdhi ky aksident që më dëmtoi qafën dhe shtyllën kurrizore.

Shefja ime luajti një rol të madh në rimëkëmbjen time, ndjeshmëria dhe mbështetja e saj ishte shumë e rëndësishme për mua. Jo vetëm që më dha ditë pushimi dhe mundësinë për të punuar nga shtëpia, ajo shkoi përtej kësaj – më mori miratimin për terapi fizike dhe madje më ndihmoi të lidhja marrëveshje me kompaninë e sigurimeve. Më e rëndësishme për mua ishte shqetësimi i saj i vërtetë për mirëqenien time.

Unë u shërova plotësisht. Duhet të them se i detyrohem për qetësinë që më dha dhe mundësinë për t’u shëruar sa më parë.

Është e panevojshme ta them, besnikëria ime ndaj saj është e përjetshme, kështu është edhe mirënjohja ime.

A nuk dëshironi që të gjithë shefat të ishin si ajo?”

Për të qenë një udhëheqës i mirë, para së gjithash, duhet të jeni një person i mirë.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit