6.4 C
Pristina
Friday, April 19, 2024

Punët e mërzitshme të shtëpisë janë të shkëlqyeshme për shëndetin mental

Më të lexuarat

Zierja, hekurosja, pastrimi, larja dhe punët e tjera të shtëpisë mund të reduktojnë dukshëm rrezikun nga dementia dhe sëmundja e Alzheimerit.

Gjatë viteve të kaluara shumë studime kanë treguar që ushtrimet e moderuara, noti ose vrapimi te personat më të moshuar reduktojnë rrezikun nga sëmundja e Alzheimerit dhe nga sëmundjet e tjera të dementias. Por, nëse rastësisht nuk keni forcë, dëshirë, vullnet dhe kondicion për ato aktivitete fizike, mos u dëshpëroni sepse shkencëtarët kanë konstatuar që edhe punët e zakonshme të shtëpisë arrijnë rezultate të njëjta.

Kështu, shkencëtarët nga spitali universitar Rush kanë kërkuar nga 716 vullnetarë, të moshës mesatare prej 82 vjeç, që tri vjet të mbajnë pajisjen e vogël e cila regjistron aktivitetin e tyre të përditshëm. Para fillimit të eksperimentit të gjithë vullnetarët është dashur të zgjedhin testin e dizajnuar për matjen e funksioneve kognitive, si kujtesa dhe të menduarit.

Tre vjet më vonë, nga Alzheimeri janë sëmurë 71 vullnetarë, ndërsa hulumtuesit thanë që rezultatet e studimit kanë treguar që ata që kanë qenë më së paku aktiv kanë shanse dyfish më të mëdha që tek ata të zhvillohet sëmundja neurodegjenerative.

“Studimi ynë tregon që ushtrimet, por edhe aktivitete tjera ditore si zierja, larja e enëve dhe pastrimet kanë lidhje direkte me rrezikun më të vogël nga sëmundja e Alzheimerit. Këto rezultate le të jenë nxitje për njerëzit më të moshuar, që nuk mund të bëjnë ushtrime formale, që të jenë më aktiv në jetën e përditshme”, ka thënë dr. Aron Buchman, udhëheqësi i studimit, transmeton Koha.net.

Sipas të dhënave shëndetësore botërore një në tre persona mbi 65 vjeç do të sëmuret nga ndonjë formë e dementias. Por, mjekët pohojnë që me aktivitet të rregullt fizik, rreziku mund të reduktohet edhe deri në 45 për qind.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit