6.6 C
Pristina
Thursday, April 25, 2024

Puna për të mirën e përgjithshme

Më të lexuarat

Njeriu si individ nuk është masë, por si qenie shoqërore dhe për këtë arsye nuk guxon të jetojë e të punojë ekskluzivisht vetëm për vete dhe për nevojat e tij personale. Njeriu – muslimani duhet të punojë dhe të kujdeset si për vete e për nevojat e tij, ashtu edhe për nevojat e shoqërisë e ndoshta edhe më tepër. Më i mjeri njeri është ai që jeton dhe punon vetëm për vete. Më i madh gëzim për një musliman duhet të jetë kur i tregohet rasti që edhe tjetrit t’i ndihmojë në çfarëdo mënyre, ngase Muhamedi a.s. me një rast ka thënë:
“Më i miri njeri është ai i cili ju sjellë dboi (materialisht ose moralisht) njerëzve, ndërsa më i keqi njeri është ai i cili ju sjellë dëm njerëzve”.
Është e bekuar ajo pasuri, e cila nuk shërben vetëm pronarit të saj, por edhe qëllimeve të përgjithshme njerëzore (të cilat janë fisnike dhe humane). Muhamedi a.s. ka thënë: “Sa e bukur është pasuria e mirë (e fituar në mënyrë të ndershme) në duar të njeriut të mirë e të ndershëm ( i cili nuk e shfrytëzon vetëm për interes të tij, por edhe për interes të shoqërisë së gjërë)”.
Njeriu i cili jeton dhe punon vetëm për vete, konsiderohet njeri vetjak, kurse Muhamedi a.s. ka thënë: “Te muslimani (i vertetë) nuk guxojnë të gjenden këto dy vese: koprracia (tamahaqarllëku) dhe sjelljet e këqija.”
Me një rast tjetër Muhamedi a.s. ka thënë: “Kush ngritet në mëngjes dhe përveç me brengat e veta nuk preokupohet edhe me brenga dhe nevoja të muslimanëve të tjerë, ai nuk i përket radhëve tona”.
Për ta parë edhe më mirë se sa është dobia morale e bëmirësisë ndaj tjetrit, e jo vetëm për të jetuar ekskluzivisht për interes personal, po e theksojmë dekleratën vijuese të Muhamedit a.s.: “Gjërat të cilat shkaktojnë faljen e mëkateve janë: futja e gëzimit në zemrën e vëllait të vet – duke ushqyer nëse ai është i uritur ose duke ia larguar ndonjë vështersi”. Sa do të jetë i shpërblyer një besimtarë i vertetë edhe për të mirën më të vogël që ia bënë njerëzve të tjerë, në emër të Allahut, e shohim edhe nga hadithi të cilin e transmeton Ebu Hurejra r.a. ku Muhamedi a.s. thotë: “E kam parë një njeri (Natën e Miraxhit) i cili dëfrehej dhe kënaqej (më tepër se të tjerët) në xhenet vetëm pse e ka prerë dhe e ka hequr nga rruga një dru që i ka penguar kalimtarët”.
Gjatë misionit të tij profetik Muhamedi a.s. shpeshherë ua ka tërhequr vëmendjen shokëve të vet që jetën dhe punëne e tyre ta orientojnë për të mirën e përgjithshme njerëzore, ngase puna e tillë numërohet ndër veprat më të dashura te Zoti i madhëruar. Abdullahu, i biri i Omerit r.a. tregon se si një njeri erdhi te Muhamedi a.s. dhe e pyeti se cili njeri është më i dashur te Allahu dhe cilat janë veprat më të vlefshme te Ai, Muhamedi a.s. iu përgjigj: “Më i dashuri te Allahu është ai njeri që më së shumti ju sjellë dobi njerëzve, e sidomos:
-nëse i sjellë gëzim dhe kënaqësi në zemër dhe në shpirt tjetrit njeri,
-nëse ia largon atij ndonjë brengë ose nevojë jetësore,
-nëse i ndihmon për ta paguar borxhin, dhe
-nëse e ushqen (i ndihmon materialisht).
Mandej Muhamedi a.s. e vazhdoi: “Më tepër dëshiroj të udhëtoj me vëllanë tim për t’i ndihmuar për ndonjë nevojë se sa për t’u mbyllur në Itikjaf (për t’u izoluar për adhurim) në xhaminë time në Medine.”
“Kush e përbinë hidhërimin (kur zemërohet në dikë) e nuk e zbraz mllefin e tij, Allahu (si shpërblim) ka për t’ia mbuluar të metat e tij dhe njëkohësisht ka per t’ia mbushur zemrën e tij në Ditën e Gjykimit me kënaqësinë e Tij”.
“Kush udhëton me vëllain e vet me qëllim që t’i ndihmojë për ta kryer ndonjë punë (e cila nuk mund të kryhet pa ndihmën e tjetrit) dhe qëndron me të deri ta kryejë, Allahu xh.sh. do t’ia forcojë këmbët (në urën e siratit) Ditën e Gjykimit”.
Përfundimisht të përmendim se edhe vetë Allahu urdhëron që të mos te jetojmë vetëm për veti, por t’iu bëjmë mirë edhe njerëzve të tjerë. Kështu Ai në Kur’an thotë:
 
“Dhe me atë që të ka dhënë All-llahu, kërko (ta fitosh) botën tjetër, e mos le mangu atë që të takon nga kjo botë, dhe bën mirë ashtu siç të ka bërë All-llahu ty, e mos bën të këqia në tokë, se All-llahu nuk i do çrregulluesit.” (El Kasas:77)
Autorë: Sinanudin Sokoloviq
- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit