7.9 C
Pristina
Friday, March 29, 2024

Puna e grave bashkë me burrat është e keqe për shëndetin e tyre, thonë hulumtuesit

Më të lexuarat

Një studim i ri nga Universiteti Indiana Bloomington ka gjetur se gratë që punojnë në zyrat e dominuara nga meshkujt mund t’i bëjnë dëme serioze shëndetin të tyre.
Në një studim të madh amerikan, studiuesit kanë studiuar hormonet e stresit tek më shumë se 440 gra që punonin në zyrat ku shumica dërrmuese e fuqisë punëtore ishin burra.

Ata gjetën se gratë që punojnë në këto mjedise fort të dominuara nga meshkujt kishin nivele tepër të dëmshme të kortizolit – hormonit të stresit të dëmshëm – krahasuar me ato të cilët punonin në zyra me balancin e kundërt gjinor.

Përjetimi i niveleve të parregullta të kortizolit, veçanërisht në baza ditore, mund të ketë një ndikim tepër të dëmshëm në shëndetin afatgjatë, duke rritur rrezikun e depresionit dhe pagjumësisë.
Burrat, ndërkohë, nuk shfaqin të njëjtat nivele të kortizolit siç i shfaqnin gratë kur ata punonin në zyrat ku ka dominim të meshkujve.

NYM/ Solli në shqip Kohaislame.com

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit