12.2 C
Pristina
Friday, March 29, 2024

Pukë, i dehuri lufton 4 orë me policinë, i kapet kallashnikovi me 1400 fishekë

Më të lexuarat

Një 66-vjeçar i dehur nga fshati Shkozë i Pukës ka bërë 4 orë luftë me Policinë e Shtetit dhe FNSH-në gjatë natës, duke gdhirë e mërkura. Vetëm në orën 7:15 të mëngjesit është bërë i mundur arrestimi i Nikoll Prendit, pasi policia ndërmori një operacion të kujdesshëm për të mos rrezikuar jetën e efektivëve.

Ngjarja

Policia e Pukës njoftoi se rreth orës 00.35, në Sallën e Komandimit të Komisariatit të Policisë Pukë, ka mbërritur një telefonatë se në fshatin Shkozë të Pukës, ka të shtëna me armë zjarri.

Menjëherë në vendngjarje janë nisur forcat e Komisariatit Policisë Pukë, ku kanë konstatuar se në oborrin e banesës së tij, shtetasi Nikoll Prendi po gjuante me armë zjarri në ajër.

Shërbimet e Policisë Pukë pasi kanë vlerësuar situatën, kanë kërkuar ndihmën e forcave të Repartit FNSH Shkodër, për ndërhyrje, ku deri në mbërritjen e tyre është mbajtur në vëzhgim të pandërprerë banesa dhe personi.

Forcat e Ndërhyrjes së Shpejtë kanë mbritur menjëherë dhe kanë bërë rrethimin në një perimetër më të ngushtë duke marrë masa sigurie për efektivët.

Edhe pas thirrjeve të policisë, shtetasi Nikoll Prendi ka vijuar të qëllojë në ajër.

Rreth orës 7:15, në kushtet e ndriçimit të plotë është bërë e mundur arrestimi në flagrancë i shtetasit: Nikoll Prendi, 66 vjeç, banues në Shkozë, Pukë.

Në vendngjarje janë gjetur dhe sekuestruar në cilësinë e provës materiale, gëzhoja, një armë zjarri kallashnikov dhe dy arka me rreth 1400 fishekë luftarakë.

Materialet do ti kalojnë Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Pukë për veprën penale “Prishja e qetësisë publike” dhe “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve luftarake dhe e municionit” të parashikuara nga nenet 274 e 278 të Kodit Penal.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit