9.5 C
Pristina
Friday, April 19, 2024

Publikon foto të murgeshave në det, bllokohet “Facebook” i imamit të Firences (Foto)

Më të lexuarat

Për disa orë profili i tij në “Facebook” ka mbetur i bllokuar dhe pak para se “të zhdukej” në rrjetet sociale, presidenti i Unionit të Komunitetit Islamik dhe imam i Firences, Izzedin Elzir, pikërisht përmes këtij profili kishte publikuar një foto të disa murgeshave në det, duke iu referuar qartësisht polemikës së përdorimit të ferexheve në det.
“Shpresoj që të dyja gjërat të mos kenë lidhje. Shpresoj të jetoj akoma në një vend të lirë dhe jo në një diktaturë”, ka pohuar imami.

mesazhin e dërguar për Izzedin Elzir pas bllokimit, administratorët e rrjetit social, kanë shpjeguar që kanë pezulluar profilin pas sinjalizimeve të disa përdoruesve, që dyshonin se postimi ishte bërë nga një person inekzistent.
“Nëse publikimi i fotos dhe bllokimi i profilit janë dy gjëra të lidhura me njëra-tjetrën, do të ishte kulmi. Një gjë që nuk ndodh as në diktaturat më të ashpra. Shpresoj të mos jetë kështu, sipas disa miqve të mi ekspertë në internet, më është bërë një shaka e shëmtuar”, ka thënë ai.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit