13.7 C
Pristina
Thursday, March 28, 2024

Publikohen rregullat e reja për Haxh

Më të lexuarat

Arabia Saudite kumtoi masat për mbrojtje nga koronavirusi për rreth 1000 besimtarë të cilëve do t’u lejohet të kryejnë haxhin në Mekë gjatë këtij muaji.

Siç ishte kumtuar sot, besimtarët do të mund të marrin vetëm ujë në shishe nga bunari i zemzemit në oborrin e Xhamisë së Madhe në Mekë.

Për një nga fazat e Haxhit, ritualin e gjuajtjes me gurë, do të përdoren vetëm gurë paraprakisht të sterilizuar dhe të paketuar.

Këtë vit, për herë të parë, besimtarët nga jashtë nuk do të vijnë në Arabinë Saudite, ku zakonisht ka rreth 2,5 milionë njerëz gjatë Haxhit.

Personat për kryerje të Haxhit nga vendi do të zgjidhen nga radhët e punonjësve shëndetësorë dhe të sigurisë të cilët janë rikuperuar nga Covid-19, në shenjë falënderimi për punën e tyre gjatë pandemisë.

Haxhi këtë vit do t’u lejohet vetëm personave në moshë mes 20 dhe 50 vjeç, karantina do të jetë e detyrueshme para dhe pas Haxhit dhe të gjithë do të testohen për koronavirus.

Në Arabi Saudite pothuajse 2.000 njerëz vdiqën nga Covid-19, ndërsa mbi 200.000 janë të infektuar me koronavirus.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit