10 C
Pristina
Friday, April 19, 2024

Publikohen 4 emra të spiunëve

Më të lexuarat

Komisioni për lustrim deri në këto çaste i ka shpallur këta spiunë:

1.Sllobodan Ugrinovski
2.Sefedin Haruni
3.Vangel Gagaçev
4.Nikollçe Babovski,

Komisioni për lustrim filloi të premten pasdite publikimin e emrave të personave që në të kaluarën kanë bashkëpunuar me shërbimet sekrete.
Publikimi ka filluar të premten vonë pasdite me emrat e dy kryetarëve minore politike, kurse emrat tjerë pritej të publikohen në mbrëmje ose gjatë ditës së shtunë, njofton almakos.
Bashkë me emrat, komisioni do të publikojë edhe dosjet e bashkëpunëtorëve, por vetëm të atyre që janë shpallur spiunë pasi vendimin e Komisionit e kanë ankimuar në Gjykatë.
Mirëpo kryetari i komisionit Tome Axhiev ka mbetur në qëndrimin se publikimi i emrave dhe dosjeve të bashkëpunëtorëve të shërbimeve sekrete, është në pajtim me ligjin.
“Jo, nuk shkelet prezumcioni i pafajësisë. Prezumcioni i pafajësisë nuk ekziston në këtë proces, sepse ne nuk merremi me padi. Shkelje e prezumcionit të pafajësisë është të shpallësh dikë fajtor pa argumente për ndonjë vepër të caktuar”, deklaroi Axhiev.
Komisionin për lustrim të premten e kanë vizituar edhe përfaqësues të ambasadës amerikane në Shkup. Pas vizitës së tyre janë paraqitur informacione se ambasada amerikane ka vërejtje ndaj mënyrës se si po zhvillohet procesi i lustrimit në Maqedoni. Mirëpo kryetari i komisionit Axhiev ka thënë se vizita ka qenë vetëm protokollare dhe e paralajmëruar para disa ditëve./Indeksonline/kohaislame

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit