Psikologjia e njerëzve – si e mundin frikën dhe shpjegimi i Kuranit

0
259

SHKRUAN: PRIM. DR. MED. SC. ALI ILJAZI

Allahu i Madhërishëm në Kuranin Famëmadh urdhëron e thotë: “Allahu ju nxori nga barqet e nënave tuaja (si foshnje) që nuk dinit asgjë. Ju pajisi me (shqisa për) të dëgjuar, me të parë dhe me zemër, ashtu që të jeni falënderues.” (Nahël, 78).
Në agimin e jetës së tyre njerëzit e vegjël fantazojnë rregullisht që të bëhen heronj që do ta shpëtojnë botën, trima që do të mbizotërojnë fantazmat, kalorës që do t’i kundërvihen me burrëri të këqijve, ose gjeni që do të përparojnë në jetën kolektive. Dhëmbi i kohës ngadalë bren ëndrrat fëmijërore, dhe njeriu zgjohet në kohën dhe hapësirën ku është i kënaqur me atë që ka bashkëshorten me të cilën do të pijë kafenë pas punës së rëndë që ka bërë për pak të holla, fëmijën i cili përpin materialin arsimor konvencional dhe maces së cilës mundohet t’i hedhë disa thermi ushqimi. Hapësira në të cilën fëmija zhvillon egon e tij është e mbuluar me pllaka të mundësive të pashteruara të imagjinatës ngjitëse, e cila operon në bazë të shembujve të personave trima nga filmat vizatimorë, në të cilët është lehtë të zhytet.
Më vonë, fantazinë fëmijërore fillojnë ta ngulfatin kornizat e programeve shkollore të shabllonizuara, roli i të cilëve është kualifikimi i vërtetë i këtyre njerëzve të rinj.

 

 

Shpesh kualifikimi i resurseve njerëzore zhvillohet nëpërmjet pyetësorëve të papërgjegjshëm me anë të cilëve ‘ndihmohen’ filloristët dhe nxënësit e shkollave të mesme në zgjedhjen e orientimit të tyre profesional, dhe në bazë të rezultateve të këtyre pyetësorëve u sugjerohen të gjithë klasës që të gjithë kanë p.sh. afinitet muzikor më të shprehur, dhe në këtë drejtim duhet të perfeksionohen. Këso pyetësorësh joprofesionalë janë larg nga subtiliteti, i cili mund të njohë gjurmë matematikore, letrare, në fitues të rinj potencialë të çmimeve Pulitzer, Nobel etj. Ngulfatja e zhvillimit unikal dhe e potencialit individual mund të dëgjohet edhe nga minberi kur lideri fetar me dëshirë që të demonstrojë kuptimin personal funksional në një shoqëri dinamike në realitet demotivon zhvillimin akademik të shoqërisë së tij me fjalët: “Nuk mund të jeni të gjithë me fakultet! Dikush duhet të jetë bukëpjekës, këpucëtar, automekanik etj”. Në mënyrë të drejtë pedagogjike duhet të thuhet: “Ju të gjithë keni kapacitet në veten tuajtë bëheni magjistra dhe doktor shkencash pa marrë parasysh shkallën e arsimimit që keni tani! Sepse magjistratura dhe doktoratura nuk janë asgjë tjetër përveç një numri të caktuar librash të lexuar dhe një numër i caktuar provimesh. E ju të gjitha këto mundeni t’i bëni!”

 

Fara e mbjellë një herë, po vazhdojnë të ushqehen me metoda pedagogjike të gabuara të subjekteve të ndryshëm të një mjedisi të caktuar klaustrofobik, e që në fund bëhen të njohur në formën e letargjisë së shenjtë të hutuar dhe kultit të personave të dobët. Kurani thekson në shembullin e njerëzve të zgjedhur të gjithë esencën e afrimit të alternativës nga shkaqe të qarta pedagogjike: “…Ai (Ibrahimi) tha: O djali im, unë kam parë (jam urdhëruar) në ëndërr të pres ty. Shiko pra, çka mendon ti?” (Es Saffat, 102). Verseti i cituar është paradigma me të cilën ndërtohet i tërë koncepti edukues, i cili nënkupton përfshirjen e hershme të fëmijëve në procesin e vendosjes dhe vërehet në pyetjen e thjeshtë (p.sh. Çka mendon ti? Si e sheh këtë ti? Si do ta bëje këtë ti? etj), ku tregohet vlerësimi i mendjes së fëmijës dhe nxitja me kohë e procesit të mendimit (p.sh. Më pëlqen ky mendim! Jam i mahnitur me këtë vështrim! Këtë ide më duhet ta shënoj! etj).

 

Efekti i këtillë i qasjes ka për fëmijët në kuptim të nevojës së tyre të jenë në lartësinë e detyrës, është më shumë se fascinues. Të gjithë njerëzit dikur do të ballafaqohen me ndjenjën e esencës individuale. Zakonisht kjo është në kohën e pubertetit, kur djaloshi apo vajza fillojnë të kërkojnë seriozisht vendin e tyre në kohën në të cilën jetojnë. Pyetja me të cilën më vonë takohet çdo person i vetëdijshëm është: si t’i ngadhënjejë frikësimet e jetës, apo si t’i përgjigjet në mënyrë të përshtatshme frikave moderne ekzistenciale, tek të cilat janë bazat kryesore në të cilat mbështeten grabitësit e ndryshëm të potencialit njerëzor? Personi i bindur në dritën gjithëpërfshirëse të Islamit “La ilahe il-lallah” (nuk ka të adhuruar me meritë pos Allahut) është fjala më e fuqishme e universit dhe që kuptimi i thellë i saj mund të ndërtojë botën në mënyrë të harmonizuar dhe të mbrojë individin nga kurthet e frikave, të cilat sistemet eksperimentale shoqëroro-politike i hedhin në mendjet e individëve dhe të tërë shoqërisë. Njeriu modern është i ngarkuar me autoritete të shumtë të gabuartë formuar nga mediet e ndryshme dhe të cilët shkaktojnë frikë të pakëndshme dhe paralizuese.

 

Funksionaliteti i maksimës islame, duke marrë parasysh kontekstin e mëparshëm, vërehet në sa vijon: Maksima themelore e islamit “La ilahe illallah” a) “la ilahe (nuk ka të adhuruar me meritë) d.m.th. mohim i të gjithë autoriteteve të rrejshëm dhe; b) “il-lallah” (përveç Allahut) d.m.th. pohim që ekziston vetëm një autoritet suprem fjalët e të cilit janë parametër për vendosjen e të gjitha marrëdhënieve në mes qenieve dhe kozmosit; Allahu i Madhërishëm dëshiron që njeriu të jetojë një jetë të qëndrueshme psikofizike, dhe për këtë thekson pranimin e vetëm një frike – e kjo është frika ndaj Allahut, gjegjësisht vetëdija konstante për mbikëqyrjen e Allahut. Kjo vetëdije për Zotin apo frika nga Ai, shkon absolut në favor të njeriut,sepse kjo është mënyra më e mirë dhe e vetme, që të eliminojë qendrat e ndryshme të fuqishme, të cilat manipulojnë me masat, ndonjëherë duke shkaktuar pasivitet dhe margjinalizim, e ndonjëherë mobilizim. Duke pranuar Allahun e Plotfuqishëm si autoritet suprem, QENIE e cila nuk ka lindur dhe as nuk lind, duke ia përcaktuar të gjitha kontaktet shoqërore dëshirës së Tij – ne në realitet i japim vlerë më të lartë të gjitha veprave tona, sepse arsimohemi në emër të një qëllimi më të lartë të përkufizuar me qëllimet e sheriatit, e jo p.sh. në emër të jetës luksoze etj.

 

Duke iu frikësuar Allahut të Madhërishëm ne nuk do të ndalemi duke u bërë mirësi njerëzve të tjerë, edhe në qoftë se ata nuk na falënderojnë për këtë, sepse veprat tona kanë si qëllim kënaqësinë e Tij, e jo pragmatizëm apo kënaqësinë e vogël ndaj egos së madhe. Maksima “La ilahe il-llah” e kuptuar thellësisht është mënyra më e mirë, që të nxitet njerëzimi në veprime konstante pozitive dhe dalje nga pasiviteti, eliminon frikën nga mos-njohja shoqërore, frika nga kritika njerëzore, frika nga mos suksesi, frika nga armiqtë e krijuar artificialisht, frika nga plakja ose frika nga vdekja e tij. Mirëpo, e tërë kjo është kaq e thjeshtë? Do të shohim në vazhdim.

 

FRIKA, BALLAFAQIMI DHE KONTROLLA

 

Njëra prej skenave më simpatike në tërë Kuranin Fisnik është e përshkruar në versetin vijues: “E ti hidhe shkopin tënd! E kur e pa atë që lëvizte si të ishte gjarpër, ai (nga frika) u kthye prapa duke mos pasur më kujdes…” (Neml, 10). Paramendoni Musain alejhi selam njërin prej pesë pejgamberëve më të mëdhenj të Allahut pejgamberin, i cili iu kundërvu tiranit më të madh, faraonit, njeriu tejet i fuqishëm që me një goditje e mbyti kundërshtarin, por tani ikën si pa kokë nga frika e një shkopi të rëndomtë. Zoti i tij e thërret, duke ia larguar frikën, i sjell qetësi dhe ia thekson statusin e tij: “…O Musa! Mos u frikëso, se pranë meje të dërguarit nuk frikësohen!” (Neml, 10)

 

Ky shembull, ilustron bukur mentalitetin e një njeriu që Allahu i Madhërishëm e ka zgjedhur dhe e ka përgatitur për detyrë të madhe. Shpesh në fe merret racionaliteti i shëndoshë dhe kjo me shpjegime institucionale të gabuara vërehet në rregulla klerikale me amputim të dimensionit shoqëroro-politik. P.sh. namazi në xhemat është më i vlefshëm se ai individual për 27 herë, sepse mundëson socializimin, shkëmbimin e mendimeve dhe përparimin e aftësive organizative personale në kuptimin e gjerë të fjalës. Nëse dobia njëzet e shtatë herësh nuk kuptohet në këtë kontekst dimensioni i tij shoqëroro-politik do të jetë i humbur. Haxhiu i cili vjen nga haxhi kryesisht me parfume, tespihe, sexhade, ujë zemzemi në vend të adresave të kontaktit me myslimanët e tërë botës, ka lënë gjithashtu dimensionin shoqëroro-politik të haxhit, duke treguar, në mes të tjerash edhe udhëtimin e pakulturuar etj.

 

Duke e përgatitur Musain alejhi selam për ballafaqimin me elitën e kohës së tij –pra, magjistarët – Allahu i Lartësuar e pajisi këtë njeri me argumente të nevojshme duke e njoftuar më parë me natyrën e sjelljes dhe funksionimit të tyre. Musai alejhiselam me takimin e tij të parë me argumentin e dhënë, gjegjësisht me shkopin, i cili kthehet në gjarpërirrezikshëm dhe i shpejtë reagon sipas perceptimit personal, dhe në momentin e caktuar zgjidhja ishte të ikë me vrap. Allahu i Madhërishëm nuk e qorton për shkak të ikjes, por zhvillon vetëdijen e tij për sigurinë personale në praninë e Allahut të Madhërishëm, duke e thirrur me emrin personal, por edhe në imperativ ‘Mos u frikëso’, i cili është pjesë përbërëse e çdo qasje të shëndoshë psikologjike – pedagogjike. Pas bindjes se ky gjarpër i është nënshtruar frika e tij zbehet, por nuk zhduket, dhe e vërejmë në situatën tjetër edhe më tej të frikësuar, por me një ndryshim, se tani u mësua të kontrollohet: “Ata thanë: “O Musa, do të hedhësh ti apo ne po hedhim të parët?” Ai (Musai) tha: Jo, hidhni ju! Kur, ja, atij iu duk se nga ajo magji e tyre litarët dhe shkopinjtë lëviznin (si gjarpërinj). E Musai ndjeu në vetvete një farë frike. Ne i thamë atij: ‘Mos ki frikë, është e sigurt se ti do të jesh triumfues!” (Ta Ha, 65- 68).

 

Dallimi i vetëm në mes trimave dhe qyqarëve është se të parët dinë të fshehin, ose të kontrollojnë frikën e tyre, e cila iu paraqitet si shprehje e vetëdijes për rrezikun e afërt. Qendrat e fuqishme të ndryshme, në çdo vend dhe kohë, kanë mekanizma për injektimin e frikës në masat e gjera dhe individët, ngase frika e injektuar është sedativi më i mirë për kontrollin e njeriut tjetër. Në kohën e Musait alejhi selam këto kanë qenë p.sh. magjitë e frikshme para së cilave masa rrëqethej dhe iu përuleshin magjistarëve ekspertë, të cilët krijonin sistemin e besimit në funksion të robërimit mental të masave. Sot në mënyrë kreative këtë frikë ekzistencionale e realizojnë garat e pakursyera kapitalistike, ose frika kreative nëpërmjet torturave dhe përulen e gjithë bota e tanishme. Zoti i Madhërishëm, ashtu siç e pamë edhe në skenën e cituarshfrytëzon rastin të mënjanojë frikën e tepërt nga zemra e Musait alejhi selam duke përsëritur ‘Mos u frikëso!’ Pos kësaj, shohim Musain alejhi selam në cilësinë e taktikuttë qartë, i cili edhe pse i furnizuar me armë dhe i aftësuar me mjeshtëritë e nevojshme, nuk vrapon para rrezikut, por duke mbajtur për vete potezin përfundimtar, me urtësi ndërton përparësinë …Allahu i Madhënë paraqitje: “Ai(Musai) tha: Jo, hidhni ju!…” (Ta Ha, 66)

 

Inteligjencën sociale të Musait alejhi selam si dhe dimensionin e ri të personalitetit të tij mund ta shohim nëpërmjet kuptimit të shkëlqyer të mentalitetit të diktatorit dhe zullumqarit, dhe marrja në konsideratë që më parë e aspekteve të ndryshëm të mundshëm të reaksionit negativ në veprimin e tij: “(Përkujto) Kur Zoti yt e thirri Musain: Të shkosh tek ai populli zullumqar!” Populli i faraonit, a nuk janë duke u frikësuar (dënimit)? Ai (Musai) tha: Zoti im, kam frikë se do të më trajtojnë si gënjeshtar. Do të më shtrëngohet kraharori (shpirti) im dhe nuk do të më lëshohet gjuha ime (të flas rrjedhshëm), prandaj dërgoje (bëje pejgamber) Harunin.” (Shuaraë, 10-13). Në këtë rast Allahu i Madhërishëm e thekson te ky njeri i zgjedhurfrikën nga mossuksesi, si shprehje e kuptimit të thellë të detyrës gjithëkomplekse,si dhe të kuptuarit e mangësive personale me propozimin konkret për ndihmësin, i cili do ta ndihmojë në misionin e tij. Musai alejhi selam demonstron njohjen e shkëlqyer të vetes së tij, duke pikturuar qartë mënyrën e reagimit të organizimit të tij në situata të caktuara. “Do të më shtrëngohet kraharori (shpirti) im dhe nuk do të më lëshohet gjuha ime (të flasë rrjedhshëm)…”.

 

Mirëpo, jo vetëm kaq. Musai alejhi selam thekson edhe kuptimin e diapazonit të tij dhe tregon ndjenjën e shprehjes për punë ekipore, duke kuptuar që detyra e tij e tejkalon kapacitetin individual pa marrë parasysh sa i madh ka qenë ai. Këtu është interesant të vëremë nivelin e lartë të individualitetit, që shpreh Musai alejhi selam dhe kjo në komunikim direkt me Zotin e botëve! Musai alejhi selam nuk ngurron që të flasë hapur për atë që mendon si pika të dobëta të misionit, i cili i ofrohet, duke thënë: “…prandaj dërgoje (bëje pejgamber) Harunin” Nga ky individualitet tejet i shprehur i Musait alejhi selam ka pasur dobi direkt edhe vetë pejgamberi ynë Muhamedi alejhi salatu ue selam dhe ummeti i tij, kur Musai alejhi selam në miraxh e këshilloi të kërkojë nga Zoti i botëve (disa) herë zvogëlimin e numrit të namazeve të detyruara gjatë ditës, përderisa Muhamedi nuk u turpërua të kërkojë më pak se pesë kohët e detyruara të namazit ditor.

 

PËRFUNDIM

 

Diapazoni i gjerë i të gjithë njerëzve të mëdhenj, që i përmend Kurani kanë qenë njerëz të rëndomtë të lindur pa dituri dhe pa përvojë, me nevojat që përcjellin çdo njeri mesatar të sprovuar me gra, sëmundje, uri, me fëmijë të padëgjueshëm, me gabime nga e kaluara, me dobësi momentale etj. Por me këmbë fuqishëm në tokë, të edukuar me drejtësi, tejet realë dhe racionalë, të gjithanshëm, të kalitur nëpër sprova të ndryshme dhe me intuitë të stërholluar për të njohur shansin për pushtimin e zemrave dhe shfrytëzimit e momentit të duhur të veprimit. Ndoshta viza më e fuqishme e karakterit të tyre ka qenë gatishmëria që të ballafaqohen me nxitjet pa marrë parasysh frikën, e cila i ka përcjellë, por kanë vepruar me konsekuencë duke arritur një nivel të lakmueshëm të vetëaktualizimit, duke rrënuar në këtë mënyrë logjikën themelore të piramidës së nevojave sipas Makiavelit. Kurani Fisnik na pasqyron qartë udhëtimin e tyre evolutiv me theksin në nxitjet universale dhe mënyrën e tejkalimit të tyre.