11.2 C
Pristina
Thursday, April 18, 2024

Pse Vladimir Putin nuk mban telefon mobil?

Më të lexuarat

Zëdhënësi i presidentit rus, Vladimir Putin, Dmitrij Peskov ka shpjeguar arsyet pse presidenti i Rusisë, Vladimir Putin nuk mban telefon mobil.

Presidentit rus, Vladimir Putin nuk i nevojitet Twitteri për të qenë më i afërt me popullin, ka deklaruar zëdhënësi i tij, Dmitrij Peskov.

“Putin për momentin nuk ka nevojë për këtë. Atij nuk i nevojitet Twitteri për të qenë më i afërt me njerëzit”, tha Peskov gjatë një interviste për revistën “Argumente dhe fakte”.

Ai u përgjigj në pyetjen nëse Putin ndjek shembullin e presidentit të SHBA-ve, Donald Trump i cili në mënyrë aktive përdor rrjetet sociale.

“Presidenti në tavolinën e punës i ka pothuajse të gjitha gazetat dhe revistat. Ai lexon shumë. Lexon edhe në fluturim. Ai nuk i shmanget internetit, i vetëm i ndjek lajmet”, shpjegoi Peskov. Ai ka shtuar se aeroplani i presidentit ka internet.

Në pyetjen si jeton Putin pa telefon, Peskov shtroi pyetjen: “Si është jetuar më herët pa telefon?”. “Presidenti i shtetit nuk mund të ketë telefon të mençur, sepse kjo nënkupton se personi pranon në transparencë të plotë”, theksoi Peskov.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit