9.2 C
Pristina
Thursday, April 25, 2024

Pse u rrëzua helikopteri? Detajet e reja dhe ora e gjetur e Deliajt

Më të lexuarat

“Report Tv” zbardh detaje të reja nga hetimet për rrëzimin e helikopterit të ushtrisë, për shkak të të cilit mbetën të vdekur, dy pilotët kapiten Floran Deliaj dhe toger Donald Hoxha, si dhe u plagos ushtari Gerald Baramuça.
Burime të grupit të hetimit të Ministrisë së Mbrojtjes dhe Policisë së Shtetit, thanë se, nga hetimi është ngritur dyshimi se helikopteri është rrëzuar nga një problem në motorin e tij.
Burimet thanë se, ky dyshim është ngritur bazuar në këqyrjen e helikopterit por edhe në dëshmitë e marra në vendin e ngjarjes.
Ekspertët kanë ngritur dyshimin se, ky problem ka shkaktuar edhe mosfunksionimin e helikës së helikopterit, e përbërë kryesisht me fibër karboni. Po kështu sipas burimeve, është përjashtuar deri në këtë moment të hetimit, gabimi njerëzor i pilotëve.
Sipas të njëjtave burime, helikopteri ka nisur të humbë lartësi dhe kur ka qenë afërsisht 20 apo 30 metra mbi liqen, ai është mënjanuar.
Në këtë kohë ushtari profesionist Gerald Baramuça është hedhur nga helikopteri, ndërsa ai ka vijuar të fluturojë për inerci edhe shumë metra më tej.
Ndërkaq të premten dhe të shtunën ekspertët e ushtrisë dhe të policisë, kanë bërë një përpjekje për të nxjerrë helikopterin me jastëkë ajri, ose me një helikopter tjetër.
Ky proces është bllokuar nga kompania “Eurocopter” gjatë ditës së premte, me qëllim që ata të jenë të pranishëm gjatë këqyrjes dhe gjatë procesit të nxjerrjes dhe gjatë veprimeve të tjera ekzaminuese.
Ndërkaq, gjatë kësaj të shtune qe e pamundur kryerja e veprimeve në ujë, për shkak të dallgëve të liqenit dhe më pas për shkak stuhisë që shpërtheu.
Gjatë kërkimeve dhe kontrolleve të kryera gjatë këtyre dy ditëve, nga ekspertët e Policisë dhe Ushtrisë është bërë e mundur të nxirret nga fundi i Liqenit një ndenjëse që ishte e zhytur në thellësi, dhe e disa pjesëve të tjera të helikopterit.
Ato kanë qenë kryesisht veshje fibrash, apo pjesë të tjera të shpërndara të helikopterit në një perimetër prej rreth 60 metrash.
Po kështu ekspertët kanë pohuar se helikopteri ndodhet i përmbysur në liqen me helikën poshtë dhe me slitat mbi ujë.
Mes sendeve të gjetura, grupi hetimor ka administruar edhe orën e dorës së Floran Deliajt, e cila sipas burimeve edhe tri ditë pas aksidentit e tregonte kohën me saktësi.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit