7.8 C
Pristina
Thursday, April 25, 2024

Pse u mbyllën disa nga OJQ-të kosovare?

Më të lexuarat

Në shtator të vitit të kaluar kur ndodhi arrestimi i dhjetëra imamëve, po ashtu edhe mbi dhjetëra OJQ-ve iu pezullua licenca, duke shkaktuar mbylljen e tyre.
Në listën e ueb faqes së Ministrisë së Administratës Publike janë këto organizata që u është pezulluar aktiviteti: https://map.rks-gov.net/getattachment/21742e54-6611-4651-a664-d740d08d716d/Lista-e-vendimeve-per-Organizatat-Jo-Qeveritare,-t.aspx
Është interesante edhe pse kanë kaluar gati 7 muaj, shumë OJQ-ve iu është kthyer ankesa me përgjigjje qesharake: “Refuzohet si e pabazuar”, duke u bazuar në Nenin 18 i cili thotë : ” Neni 18 Pezullimi i veprimtarisë së OJQ-ës 1. Me kërkesën me shkrim dhe arsyetim të institucioneve të autorizuara të sigurisë, Departamenti nxjerrë Vendimin për pezullimin e veprimtarisë së OJQ-së, për të cilat dyshohet se veprimtaria e tyre nuk përkon me rendin juridik dhe kushtetues të Republikës së Kosovës dhe me të drejtën ndërkombëtare.”
 
Gjatë kontakteve me disa nga OJQ-të, ata shprehin indinjatën e thellë me këtë vendim, duke thënë që nuk kemi asnjë lidhje për atë çka akuzohemi. ” Jemi të hapur, për çfarë do investigimi, nuk kemi lidhje me atë për çka akuzohemi.”
Ato shprehin nevojën për tu rikthyer licencën për të vazhduar aktivitetin, ngase shumë prej tyre mbanin familje me gjendje të rëndë ekonomike, e disa tjera kishin aktivitet e tyre shkencore. Mbi 5000 fëmijë jetim, ushqeheshin dhe shkolloheshin nga disa prej këtyre organizatave jo qeveritare të cilët aktivitet kryesor e kishin ndihmën humanitare./KOHAISLAME/
 
- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit