13.7 C
Pristina
Thursday, March 28, 2024

Pse thinjen flokët para kohës

Më të lexuarat

Të thinjurit e flokëve në rini, edhe pse është një gjë e rrallë, nuk është një fenomen i panjohur. Ajo te njerëzit, edhe pse aludon për urtësi dhe maturi, prapëseprapë nuk është e dëshiruar, posaçërisht te më të rinjtë. Te njeriu e thinjura e flokëve është dy llojesh:

-e thinjur e hershme, e cila fillon te disa në moshën e rinisë,
-e thinjur si rezultat i plakjes.

Sa u përket shkaqeve se pse ndodh e thinjura e hershme, mjekët japin disa arsye, nga më të rëndësishmet është trashëgimia, kështu që kjo te ju mund të e jetë trashëguar. Por gjithashtu e thinjura mund të ndodhë edhe për arsye të ndonjë sëmundjeje. Pastaj rol të madh luajnë edhe rrethanat psikike te njeriu, si mërzia, nervozizmi i madh, preokupimi, etj..
Ne ju këshillojmë që për t`u qetësuar rreth këtij problemi të bëni një vizitë te mjeku dhe ndoshta do të arrini të gjeni shkakun se pse ndodh kjo te ju.

Ndërsa Muhamedi, lavdërimi dhe paqja qofshin mbi të, e ka ndaluar që muslimani t`i shkulë flokët e thinjur, pasi është shenjë e dhënies së mundit dhe sakrificës në rrugën e Allahut të Lartësuar.
Transmeton Amër Ibn Shuajbi nga babai i tij, e ai nga gjyshi i tij, i cili thotë se Resulullahu, lavdërimi dhe paqja qofshin mbi të, ka thënë: “Mos i shkulni qimet e thinjura (bardha), sepse çdo muslimani që i zbardhet një qime në Islam, ajo do t’i bëhet dritë në Ditën e Kiametit.” Shënon Ebu Davudi. /Alaudin Abazi/klubikulturor/kohaislame

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit