10 C
Pristina
Friday, April 19, 2024

Pse telefonat e thjeshtë janë më të mirë se smartphonet

Më të lexuarat

Telefonat e vjetër, të zakonshëm, shpesh të quajtur edhe “telefona të trashë” janë shumëfish më të lirë, bateritë zgjasin më gjatë dhe ka më pak rrezik për t’u vjedhur.

Hulumtimi të cilin e ka kryer kompania “Pju” thotë që përparësitë e “telefonave të trashë” janë edhe kualiteti i telefonatave, më pak marrje të mesazheve “spam”, por edhe më pak raste në të cilat transferim i të dhënave është shumë i ngadalshëm.

Sipas të dhënave të hulumtimit të kryer në Amerikë “lidhja ndalet” të paktën njëherë në javë tek madje 35 për qind pronarë të telefonave të zgjuar, ndërsa vetëm te 28 për qind të tyre me “telefona të zakonshëm”. Është përcaktuar që për shkak të ngarkimit të rrjetit ekzistojnë madje tri herë më shumë shanse t’u ndalet biseda me telefona modern, për të cilët është vërtetuar që mesatarisht kanë kualitet më të dobët të zërit gjatë bisedës se sa “vëllezërit e tyre më të vjetër”.

Sa u përket “spameve të telefonave mobilë” – 29 për qind të atyre që posedojnë smartphone thonë që të paktën njëherë në javë u arrin një SMS i padëshiruar, ndërsa kjo ndodhë te 20 për qind të atyre me pajisje të zakonshme.

E papritur ishte e dhëna e hulumtimit e cila tregon që madje gjysma e pronarëve të telefonave të zgjuar kanë përvoja të rregullta me transmetimin jashtëzakonisht të ngadaltë të dhënave, ndërsa për këtë ankohen vetëm 39 për qind të përdoruesve për “telefonat e zakonshëm”. /ndx/kohaislame

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit