13.7 C
Pristina
Thursday, March 28, 2024

Pse të hash ushqime të shëndetshme ështe e pashëndetshme?

Më të lexuarat

Të ngrënit shëndetshëm kurrë s’ka qënë me popullore se në ditët e sotme. Ushqimet e gjelbra, perimet, frutat dhe marrja e vlerave ushqyese sipas rekomandimeve të dietologëve është sa pozitive aq sa dhe e kundërta kur arrin në trajtën e një “fiksimi” psikologjik.

Këto “fiksime” i krijojmë në mendje sipas konceptit tonë personal të të qënit të shëndetshëm.

Ashtu si anoreksia, e cila shkaktohet nga fiksimi jonë për të mos shtuar në peshë, ekziston një lloj i ngjashëm i çrregullimit në të ngrënë që njihet me emrin ortoreksi.

Sipas Dr.Mark Berelowitz, specialist në Spitalin e Londrës, ortoreksia shkaktohet nga “fiksimi” i të ngrënit ushqime të shëndetshme, organike si dhe nga një dëshirë e pakontrollueshme për të pasur një shëndet të mirë.

Ky çrregullim, më tepër si një fobi, shoqërohet me përjashtimin total të produkteve si: mishi, karbohidratet apo bulmeti nga dieta ditore. Kjo bën që ushqimet realisht të shëndetshme, të konsiderohen si të pashëndetshme.

Nutricionistët paralajmërojnë se teprimi me ushqim të shëndetshëm (organik) mund të ndikojë në mungesën e vitaminës B12 në organizëm.

“Ortoreksia ende nuk është evidentuar si sëmundje në mjekësi sikurse anoreksia ose bulimia”, thotë psikiatri Alan Perud me shpjegimin se më tepër bëhet fjalë për fobi, se sa për çrregullim në ushqim.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit