10.6 C
Pristina
Friday, April 19, 2024

Pse smartfonët po na lënë pa gjum?

Më të lexuarat

Një numër i konsiderueshëm i njerëzve kanë problem me insomnia apo e kanë të vështirë të flenë.

Ky numër është në rritje e njëri nga shkaktarët kryesor janë telefonat e mençur.

Shumë prej nesh kalojmë mjaft kohë gjatë ditës duke kontrolluar rrjetet sociale apo shikuar e-mail gjatë ditës nëpër pajisjet tona të mençura.

Kjo nuk përfundon me kaq, pasi që shumë persona kanë krijuar një veti të kalojnë kohë në telefonat e tyre para gjumit.

Edhe pse mendojmë që ndoshta na bën që të flemë më shpejtë, ndodh tërësisht e kundërta.

Ekranet e pajisjeve elektronike emetojnë dritë të kaltër që vështirëson mjaftueshëm modelin e gjumit si dhe e bën të vështirë që të ndalojmë përdorimin e pajisjeve, veçanërisht nëse i përdorim pak para gjumit.

Kjo ndodh ngaqë drita e kaltër imiton dritën natyrale të diellit dhe e mashtron trurin që të mendoj se është ditë.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit