6.4 C
Pristina
Tuesday, March 19, 2024

Pse politikanët tonë nuk mjekohen në spitalin e Prishtinës?

Më të lexuarat

Nuk kemi dëgjuar asnjëherë të thuhet:

1. Ish sëmurë Ivica Daçiçi, e kishin qu në spitalin ushtarak n’Prishtinë!

2. Zoran Zaevin prej spitalit të Shkupit e kishin qu direkt n’spital t’Prishtinës!

3. Edi Rama javë për javë po shkojke për rrezatim në QKUK n’prishtinë!

4. Po flitet që Angela Merkel paska një diagnozë të rëndë, e po e dërgojshin në Kosovë për analiza!

Jo pra, asnjëherë në këtë drejtim s’po vjen askush por gjithmonë ne në drejtimin të kundërt.

Boll po m’vjen inat, gjithmonë tuj thonë ; shih Gjermani çfarë kerr, kqyr Japoni çfarë Kamerë, kqyr ‘Shkavi’ çfarë kualitet plazma keksat, kqyr Kroacia çfarë presidente, kqyr Islanda çfarë ekipi, kqyr Kanada çfarë kryeministri, kqyr atë e kqyr këtë, kqyr e kqyr, e Kurr kqyr neve!

Me u pas kujdes Isa Mustafa me të gjithë kolegët e tij tjerë të politikës qe 19 vite për shëndetësinë e Kosovës, ndoshta ai sot nuk do të kishte pas nevojë të shkoj në Gjermani por, do të trajtohej afër familjes, miqëve dhe shokëve.

Eeeeh more ‘burrat’ e Kosovës, more ‘burrat’ e Kosovës, i kishit pas hap sytë veq mas pasunisë! po a nuk e patë që as miliarderit Steve Jobs e as David Rockefeller-it nuk i bani punë pasunia, a nuk po mendoni vetëm pak?

Megjithatë, asht çfarë asht Isa Mustafa, i dëshiroj shërim dhe kthim të shpejt në familje.

Shërim të shpejtë i dëshiroj edhe vehtes se boll m’lodhi ky grip.

Hajredin Xhezairi

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit