5.5 C
Pristina
Friday, April 19, 2024

Pse nuk shkojnë gjërat në këtë botë ashtu siç duam ne?

Më të lexuarat

Dr. Muhamed Ratib en-Nabulsi

Subhanallah! Në të vërtetë kjo botë është mashtruese dhe e përkohshme. Njeriu fiton pasuri, por e humbet sigurinë dhe paqen e brendshme, e fiton paqen e brendshme dhe sigurinë, por e humbet pasurinë, e fiton pasurinë dhe qetësinë, por më pas e humbet gruan e tij të dashur, Allahu i jep grua të virtytshme, por i humbet fëmijë e edukuar mirë, i fiton fëmijët e mirë dhe të ndershëm, por nuk ka të ardhura të mjaftueshme, fiton të ardhura të mira, por fëmijët e tij janë të këqij dhe të pabindur, gjithçka rreth tij është në rregull dhe ai është i lumtur me gjithçka, por shëndeti i është dëmtuar dhe ka rënë në shtratin e sëmundjes.

Abdullah ibn Omeri (r.a.), ka thënë: “Kjo botë është shtëpi e jo stabilitetit, nuk është shtëpi e stabilitetit dhe ekuilibrit, është shtëpi e pikëllimit, nuk është shtëpi e gëzimit. Kush e njeh atë, nuk i gëzohet pasurisë dhe bollëkut, as nuk i pikëllohet varfërisë dhe skamjes. Allahu i Plotfuqishëm dynjanë e ka bërë shtëpi të sprovës, kurse ahiretin shtëpi të qëndrimit dhe përjetësisë, Ai i ka bërë sprovat e dynjasë shkak për shpërblim në ahiret, kështu që merr nga dynjaja për t’i dhënë në ahiret, dhe e sprovon njeriun në dynja për ta shpërblyer në ahiret.”

Allahu e ka bërë këtë botë të papërsosur nga mëshira për ne, sepse nëse njeriu në dynja do të merrte gjithmonë çdo gjë që dëshironte, kjo do të ishte sprovë e vërtetë, e cila do ta lidhte për dynjanë, kështu që ai nuk do ta dëshironte takimin me Allahun.

E kush e do takimin me Allahun, edhe Allahu e do takimin me të, ndërsa kush e do dynjanë dhe e urren takimin me Allahun, edhe Allahu e urren takimin me të.

Përkthim: Miftar Ajdini

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit