6.5 C
Pristina
Friday, April 19, 2024

Pse nuk reagon KMSH?

Më të lexuarat

Turp per Komunitetin Mysliman Shqiptar, qe ska asnje reagim publik deri me sot lidhur me shoqerimin e mbi 100 myslimaneve prag ndeshjes Shqiperi-Izrael.
Fatkeqesi per myslimanet shqiptar, shqiptaret ne pergjithesi dhe vendin tone, per kete komunitet qe kemi sot.
Fatkeqesi prej dites qe KMSH’ja u kap nga sekti hermetik gylenist, i cili udhehiqet vetem nga axhenda dhe direktivat e kupoles qe rrethon Gylenin jashte Shqiperise.
Asnje reagim nga ana e KMSH’se deri me sot, per shoqerimin e mbi 100 muslimaneve, nder ata edhe hoxhallare qe publikisht dhe fort kane qendruar kunder isis’it, alqaeda dhe terrorit te tyre.
Asnje reagim nga ana e KMSH’se per frymen denigruese qe percolli dhe vazhdon te percjelle nje pjese e mediave ne vend.
Minimumi i reagimit eshte;
1- kerkimi i sqarimeve nga ana e organeve kompetente.
2- denimi i frymes denigruese dhe paragjykuese qe percillet nga jo pak media ne adrese te myslimaneve.
3- qetesimi i myslimaneve se kjo situate nuk do te perseritet dhe se kjo ngjarje nuk eshte fryme dhe as politike e institucioneve ne vend (gje te cilen vlen ta beje edhe Ministria e Puneve te Brendshme).
Ky eshte min qe duhet te bente KMSH’ja, por qe fatkeqesisht nuk e beri.
Heshtja e KMSH’se ne kete rast, me kujtoi kreun e KMSH’se ne vitin 1967 dhe disa nga drejtuesit e KMSH’se asokohe.
Nje Komunitet Mysliman qe nuk di te mbroj dinjitetin e myslimaneve shqiptar, mund te jete gjithcka, por jo, Komuniteti Mysliman Shqiptar.
Turp

Bilal Shkrepi

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit