7.1 C
Pristina
Wednesday, April 24, 2024

Pse nuk po shkruni peticione kundër kishës ortodokse të Millosheviqit?

Më të lexuarat

Në lokacionin më të mirë të Prishtinës, pa asnjë debat publik u ndërtua Katedralja vetëm në saje të vendimit të një personi, Ibrahim Rugovës. Nuk pati peticion kundër këtij vendimi ndonëse mijëra e mijëra nxënës të gjimnazit Eqrem Qabej u bënë refugjatë të brendshëm duke u zhvendosur nga një shkollë në tjetrën , deri sa përfunduan punimet për ndërtimin e shkollës në lagjen Lakrishtë që ishte vendi më i keq për ndërtimin e shkollës.
Në fshatin Llapushnik u ndërtua një kishë katolike gjigante, në një lokacion të paraparë për destimin tjetër dhe në shpërputhje të madhe me nevojat reale të komunitetit katolik të asaj ane. Kjo i bjen sikur të ndërtoni një shkollë për 1000 nxënës në kohën kur i keni vetëm 30 – 40 nxënës. Kështu është vepruar me Kishën Katolike të Lapushnikut dhe çdo kundërshtim është neutralizuar me arsyetimin se e kanë përkrahjen e ndërkombëtarëve.
Xhamia e rrafshuar përtokë në veriun e Mitrovicës nuk po ndërtohet sepse po kundërshtohet nga serbët e veriut dhe ndërkombëtarët dhe askush nuk po nënshkruan peticion në favor të ndërtimit të xhamisë mbi themelet e mëparshme… – Via Ergin Shala

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit