7.4 C
Pristina
Tuesday, March 19, 2024

Pse nuk duhet kurrë t’i vendosni thikat në pjatalarëse

Më të lexuarat

Ata që kalojnë vite të tëra duke larë enët e pista me dorë e dinë fare mirë se pjatalarëset janë një mrekulli e vërtetë për të kursyer kohë.

Por veç enëve të papastra dhe gjërave prej qelqi ka disa sende që gjithmonë duhet të lahen me dorë.

Kështu, nëse doni që thikat e kuzhinës suaj të qëndrojnë të mprehta si ditën kur i bletë, kurrë mos I vendosni në pjatalarëse.

Ekspertët thonë se nxehtësia, lagështia dhe pastruesit brenda pjatalarëses, kombinuar me vringëllimën e makinës mund të shkaktojnë dëme serioze te thikat e mira.

Taylor Erkkinen, bashkëthemelues i “Brooklyn Kitchen”, i tha revistës Kitchn: “Unë nuk e di se çfarë jeni duke bërë me thikë tuaj, që ju nuk mund të pastroni atë me dorë”.

Pluhuri gërryes që shërben për të pastruar enët mund të shkaktojë dëme te thika, si zbarthim apo humbje të mprehtësisë, apo të dëmtojë tehun e majës, gjatë ciklit të zgjatur prej më shumë se një ore në pjatalarëse.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit