5.5 C
Pristina
Tuesday, March 19, 2024

Pse nuk bëjmë hajër?

Më të lexuarat

Ne një dokumentar ne Top Channel, thuhej ne menyre cinike se ne 28 vitet e fundit “kemi 33 mije vajza te munguara”, prej abortit selektiv. Pra, kane pritur te rritet foshnja ne bark derisa t’i dallohet gjinia, pastaj eshte “hequr, abortuar” Duket qarte se kemi te bejme me krim te paramenduar, vrasje e shkalles se pare! Krim per karrige elektrike, per litar, per plumbin ballit!
Po ç’eshte ky term “te munguara”, njëherë?! Si mundohemi keshtu ta “zbusim” e pudrosim brutalitetin e ketij krimi?! Ato 33 mije vajza nuk jane te “munguara”, o katil i gjuhes dhe i propagandes, se ato nuk kane ikur pa leje nga ora e mesimit! Ato jane vrare, jane foshnja te nxjerre dhunshem nga barku i nenes, jane copetuar nga “shpatat dhe bajonetat” jo te serbeve dhe grekeve, por nga doktoret tane, me lejen e prinderve te tyre! Sado krime monstruoze te jene bere ne Kosove e Çameri, kurre nuk kane arritur deri aq sa te vrasin 33,000 foshnja ne barkun e nenes.
Dhe nuk jane vrare, jo! I KEMI vrare! I ka vrare ky popull me duart e veta, per te vetmin faj: qe ishin vajza!
Heeeej! Eshte shfarosur nje qytet, nje qytet me femije. Gjaku ne bark te kalit! Koka te keputura, krahe e kembe te hedhura gjithandej… Pa bombardim, pa predha artilerie, por vetem me nje thike te mprehte!
Kjo eshte pa diskutim masakra me e madhe ne historine e ketij kombi. E nga kush? Te na marrin te keqen serbet e greket, se i kemi lene ne bisht! Kjo masaker eshte kryer dhe vazhdon e kryhet nga vete ne!
Per cdo vrasje te tille ka te pakten tre pergjegjes: dy prinderit miratues dhe nje doktor ekzekutues. Pra, kemi te pakten 100 mije vrases gjakftohte qe qarkullojne lirshem mes nesh. 100 mije kriminele, qe kane therur bijat e tyre, pastaj, me gjakun e fresket ende ne duart e tyre, dalin e hane e pine bashke me ne. Dhe ne vazhdojme e bertasim alla evropiançe per plehrat ne rruge, per pyll orbital, per simbole te shkulura dhe si-bole te vëna…

Ilir Haxhiaj

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit