Pse në të njëjtën temperaturë, vishemi më trashë në vjeshtë se sa në pranverë?

0
66

Edhe nëse temperatura është njëlloj, trupi ynë e percepton më shumë të ftohtin në vjeshtë se sa në pranverë. Prandaj ne vishemi më trashë, edhe në ditët kur temperatura e ajrit është e njëjtë. Arsyeja? Perceptojmë ndjesi të ndryshme, kryesisht për shkak të lagështirës më të madhe.

Në fakt, nëse ajri është shumë i lagësht, sikurse ndodh shpesh në vjeshtë, pikëzat e ujit që gjenden në ajër lagin rrobat tona dhe më pas bien në kontakt me lëkurën tonë, dhe avullojnë bashkë me djersën tonë.

Avullimi merr nxehtësi nga trupi ynë, duke na bërë të ndihemi jo komodë dhe më të ftohtë, se sa në një ditë me të njëjtën temperaturë, por me më pak lagështi. Gjatë verës, në ditët më të nxehta të vitit, efekti i lagështisë në temperaturën e perceptuar, është pengimi i avullimit të djersës, dhe kjo është ajo që e bën të padurueshëm të nxehtin e stinës së verës.

Një lagështi e rritur, mund t’i bëjë kësisoj temperaturat e larta dhe të ulëta më të bezdisshme, por në shtëpi, vlera e duhur mund të na ndihmojë të kursejmë disi në faturën e energjisë elektrike. Në fakt, në dimër, ngrohja tenton të thajë shumë ajrin, duke e bërë djersën të zhduket shpejt, dhe duke na bërë të ndihemi sikur kemi më ftohtë se sa normalisht.

Prandaj për të shmangur ndezjen e panevojshme të ngrohëses apo kondicionerit, mjafton të keni kujdes të ruanin në banesë një lagështi relative prej rreth 40 për qind, duke e kontrolluar atë me higrometrin, matësin e lagështirës.