Pse Islamofobia është e rrezikshme?!

0
28

Nga Imar Awan | CNN
Pavarësisht nëse emri Muhamet është bërë një ndër emrat më popullor për fëmijë, ose që çdo i 10-ti fëmijë në Angli është musliman, apo fakti që mishi hallall po shërbehet nëpër Pizza Hut,një histori muslimane gjithmonë ka tendencë që të bëhet më e nxitëse se sa duhet.

Në të vërtetë, Islamofobia shpesh përjetësohet nga frika dhe nga ndjenja që muslimanët po marrin përsipër edhe punët tona, shtëpitë tona dhe jetën tonë,duke çuar kështu në një shoqëritë polarizuar dhe në të ashtuquajturën përplasje të qytetërimeve.

Dhe është mëse e zakonshme që në çështje të tilla, si në rastin e emrit Muhamet përdoret e djathta ekstreme e urrejtjes ndaj muslimanëve. Për shembull, titulli i gazetës ‘Daily Mail’ në Janar, 2014 që shkruan: ‘Një ndër 10 fëmijë në Angli është Musliman. Shpejt këta mund të tejkalojnë në adhurues të krishtërizmit’. Artikulli, që ishte i shoqëruar nga një foto në të cilën shfaqeshin dy gra të mbuluara me velo, shfaq sensin e përhapjes anti Musliman që dalin me komente të tilla si,” Zgjohu, ndaloni burkën para se të jetë vonë,’ ose ‘ Kjo duhet ndaluar në një vend të krishterë para se të vazhdojë ligji i sheriatit’.

E rëndesishme është përmisimi i mediave dhe përgjegjësia e tyre në portretizimin dhe raportimin e drejtë mbi Islamin dhe myslimanët në Britani, pa paragjykime dhe pa diskriminime. Mediat duhet të jenë të përgjegjëshme, objektive, gjatë raportimit të këtyre storieve.

Për fat të keq, nuk mbarojnë me kaq këto lloj storiesh. Vitin e kaluar, gazeta ‘The Sun’ kishte një artikull me titullin ‘ ding-dongu n’Ramazan’, që përsëri ishte një këndvështrim i njëanshëm që kërkonte të dëmtonte të gjithë muslimanët dhe ta paraqiste Islamin si një dritë negative. Si rezultat, ne shohim myslimanët britanez si një grup të keq për shkak të një gazetarie që nxit ekstremizmin e ekstremeve të djathta si psh, Anjem Choudary, dhe kryqëzatat për muslimanët.

Mjerisht, storie të tilla ndihmojnë për të krijuar një atmosferë që i shkatërron muslimanët dhe nxisin një narracion anti-musliman. Në të vërtetë, raportimi dhe përfaqësimi i muslimanëve britanik poashtu mund të ndihmojë në ‘ndryshim opinioni’ të komuniteteve tjera dhe në veçanti mund të ndikojë në përceptimin e njerëzve për muslimanët, sidomos kur kombinohet me gazetarinë dembele që nuk arrin të shfaq faktet e vërteta të çdo rasti.

Mos ta harrojmë për shembull një storie të vitit 2010, ku në një qendër dëfryese po mbuloheshin dritaret. Këtë ngjarje, ‘Daily Mail’ e kishtë titulliar,’Për të mbrojtur gratë muslimane, notuesit zhyten në errësirë.’ Më vonë u zbulua se kërkesa për mbulimin e dritareve nuk kishte ardhur vetëm nga gratë muslimane.

Ne gjithashtu e dimë, që mediat janë marrë shumë me mbulimin e grave muslimane, sidomos pas 9/11, sepse pesha e këtyre storieve, faktikisht edhe nëse do të ishin të sakta, nxirrnin anët negative të stereotipeve muslimanë.

Për shembull, studimii bërë nga Akademia e UniveristetitCardiff, rezultoi se shumica e lajmeve për 9/11 ishin negative për muslimanët. Hulumtimi i tyre rreth mbulimit mediatik për myslimanët në britani, gjeti se të paktën dy e treta e artikujve ishin fokusuar rreth historive mbi terrorizmin.

Për të përshkruar një musliman në mënyrën më negative të mundëshme, shpesh përdonin fjalët si ‘militantizëm’ dhe ‘radikalizëm’ dhe ishin një produkt i një paragjykimi të gjërë anti musliman. Është interesante se ata poashtu gjeten edhe mbiemra tjerë për të përshkruar muslimanët, si ‘radikal’, ‘fanatik’ dhe ‘fundamentalist’.

Pra,storiet ishin të pavërteta dhe i përshkruanin muslimanët si kërcënim për sigurinë,por përvec kësaj ishte një reagim i qartë dhe i ashpër kundër muslimanëve, me komente kërcenuese që janë jashtëzakonisht nxitëse dhe islamofobe.

Ky negativitet është përshtatur brenda konstruktit që muslimanët janë njerëz të rrezikshëm dhe e krijojnë botëkuptimin ‘ne dhe ata’ që mund të jetë shumë e rrezikshme për marrëdhëniet në komunitet.

Tani është koha për ta ndryshuar këtë tendencë dhe siç sugjeron Mehdi Hasani ‘ të denohen mediat që bëjne padrejtësi dhe kërcënojnë muslimanët,’ atëherë ndoshta edhe mund të jetë një mënyrë për të siguruar që në të fillojmë të shohim një balancim që nuki paraqet muslimanët si kërcenues dhe stereotipa.

Autori është zëvendës drejtor në Qendrën për Kriminologji Aplikative në qytetin e Birminghamit. Pikëpamjet e shprehura në shkrimin e mësipërm janë vetëm qëndrimet e tij.