8 C
Pristina
Thursday, April 25, 2024

Pse Islamin e paraqesin si problem?

Më të lexuarat

Është evidente se lakmia po i sundon shpirtrat njerëzorë. Çdo gjë po matet me masën “sa ke”. Nëse je më i pasur, ti automatikisht je i bukur, i mençur, i shkolluar dhe të gjitha në superlativ. Mungesa e organizimit dhe kaosi në shoqëri janë jashtëzakonisht të dobishme për disa kategori të njerëzve, prej kategorisë më të ulët, dmth. të hajdutëve të zakonshëm e deri te “hajdutët e kulturuar” në kolltuqe lëkure, etj. Imoraliteti, liria seksuale dhe lakuriqësia ju përshtatet të gjithë shpirtrave të sëmurë moralisht, sidomos atyre të cilët prej tyre bëjnë biznese fitimprurëse, ose atyre më të pasurve të cilët me para mund ta blejnë edhe trupin e njeriut çfarë tu dëshirojë zemra, e më tutje.

 

Kur në gjithë këtë ekstazë të rreme dhe në skarën e shejtanit del dikush i cili e mbron nderin, ndershmërinë, drejtësinë, moralin, etj, sigurisht se do të përballet dhe do tu pengojë atyre që tashmë kanë lundruar thellë në ujërat e mashtrimit, plaçkitjes dhe kënaqësive. Me jetën e tyre plot dashuri për këtë botë, kurrsesi nuk mund të përshtatet tregimi për vdekjen dhe botën tjetër, pasi që kjo do të tregojë se edhe ata janë njerëz të thjeshtë të cilët së shpejti do të zhduken nga faqja e dheut dhe do të bëhen pluhur.
Si ta pranojnë njerëzit e tillë, se janë robër të zakonshëm e të vdekshëm të cilët do të dalin para Allahut dhe për çdo fjalë dhe vepër do të japin llogari?!
Si ta instalojnë ata në jetën e tyre disiplinën e respektit ndaj njerëzve edhe nëse ata janë më të mjerët e kësaj bote, si dhe faktin se nuk lejohet t’u shkelen të drejtat e tyre?!
Si të ndahet zekati nga pasuria e dashur dhe tu jepet të varfërve, të cilët për ta janë “mbetjet” e kësaj bote, të cilët duhet t’i shërbejnë vetëm atyre dhe të ngjashëmve me ta?!
Problemi i Islamit është pse ai e mbron moralin, kurse disa pikërisht me imoralitetit grumbullojnë shumë të holla.

 

Të dhënat më të vjetra tregojnë se në SHBA çdo javë incizohen rreth 200 filma imoral. Kjo do të thotë miliona dollarë të fituar. Si të hiqet dorë nga kjo?!
Në Islam nuk ka mashtrim, abuzim, rrëmbim dhe imoralitet, prandaj, pikërisht për këtë Islami është problem. Dhe kushdo që e mbron mënyrën islame të jetës 24 orë është problem, vetëmse e kanë paketuar në diçka tjetër. Nuk duhet që të thuhen të lartpërmendurat, sepse pastaj masat mund të interesohen dhe ta kuptojnë se aty është jeta e rehatshme.
Prandaj, duhet të thuhet se Islami është kërcënim i cili do ta rrezikojë botën!
Prandaj, duhet të thuhet se me muslimanët praktikues të Islamit nuk mund të ketë jetë të përbashkët për të tjerët!
Prandaj, duhet gënjyer shumë që njerëzit të besojnë!
Kurse në fund, rezulton se ata vetëm vetveten e kanë gënjyer.

 

ZGJIDHJA!
“Elif, Lam, Mim. – Ky libër, është i padyshimtë, udhëzues për të gjithë ata që i druajnë dënimit të Zotit. – Të cilët u besojnë gjërave të padukshme (në bazë të argumenteve mendore) dhe bëjnë namaz dhe japin nga ajo që Ju kemi dhënë; – Të cilët besojnë atë që të ka zbritur Ty (Kurani), dhe atë që është shpallur para teje, dhe të cilët për ahiretin (botën tjetër) janë të bindur. – Ata janë, me të vërtetë, në rrugën e Zotit dhe vetëm ata janë të shpëtuar.” (el-Bekareh, 1-5)
Dhe prapë përsëritet thënia: “Çka të mbillni – atë do ta korrni!” Kush mbjell iman dhe besim, di t’i korr frytet e suksesit si në këtë botë ashtu edhe në botën tjetër. Zgjidhja e përditshmërisë së dhimbshme është vetëm në Islam, të cilin po e paraqesin si shkaktar të shumë problemeve.
Shkuarja pas atyre të cilët janë zhytur në mashtrim dhe mosbesim është vetëm shkatërrim dhe shpresë e rrejshme të cilën e jep ajo rrugë. Shumë prej tyre janë të vetëdijshëm se kjo botë nuk mund të vazhdojë kështu siç është duke shkuar, dhe se shumë shpejt e pret një humnerë e pa fund, të cilës çdo ditë po i afrohet, mirëpo, atë po e mbështesin ata të cilëve ju përshtatet si e tillë gjatë jetës së tyre. Është e rëndësishme që ai personalisht të mos përjetojë rënie në humnerë, pastaj, shumë prej tyre edhe nuk kanë fëmijë për t’u kujdesur për ta. Ose, edhe nëse i kanë ata mendojnë se grumbujt e pasurisë së tyre do ta parandalojnë shkatërrimin e fëmijëve, por ata harrojnë se edhe të pasurit vdesin moralisht dhe shpesh herë ia marrin jetën vetes.
Zgjidhja nuk qëndron në ikjen dhe largimin nga Islami, por përkundrazi, në zbatimin e tij në jetën e përditshme dhe në çdo aspekt të jetës individuale dhe shoqërore.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit