9.5 C
Pristina
Friday, April 19, 2024

Pse e dha dorëheqjen kryebashkiaku i Pogradecit?

Më të lexuarat

Kryetari i Bashkisë së Pogradecit, Artan Shkëmbi, dha dorëheqjen nga kjo detyrë.
 
Lajmërimin e bëri për çudi nga selia e Partisë Socialiste.
 
Shkëmbi tha se nuk do të garojë për një mandat tjetër dhe nuk do ndërhyjë fare në përzgjedhjen e kandidaturave.
 
Ai fajësoi qeverisjen e Sali Berishës, duke thënë se e ka lënë dy mandate pa fonde këtë Bashki.
 
Pasi falenderoi zgjedhësit dhe qytetarët e Pogradecit, Shkëmbi falenderoi edhe Partinë Socialiste.
 
Në fund ai e kishte një mesazh, që vendosi ta japë nga PS, duke shtuar spekulimet se mesazhi ishte i porositur për të gjithë ata që duan rikandidimet.
 
“Nuk kemi lindur për t’u kapur në karriget ku na kanë zgjedhur të tjerët,” tha Shkëmbi.
 
Para pak kohësh, makina e gruas së tij u dogj.
 
Ndërkohë kohët e fundit ka pasur spekulime se ai do të largohet./mapo
- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit