9.8 C
Pristina
Thursday, April 18, 2024

Pse Allahu i plotfuqishëm ju jep pasuri dhe jetë të rehatshme jobesimtarëve dhe mëkatarëve

Më të lexuarat

Falënderimi qoftë për Allahun e Madhërishëm, prej të cilit kërkojmë ndihmë, falje dhe udhëzim. Ndërsa bekimet e Allahut qofshin për Muhamedin a.s. për familjen e tij, për shokët e tij dhe për të gjithë ata që e ndjekin rrugën dhe mësimet e tij deri në amshim.

Vëllezër besimtarë;

Në hutben e sotme, me lejen e Allahut, do të flasim në temën: ‘Pse Allahu i Plotfuqishëm
ju jep pasuri dhe jetë të rehatshmejobesimtarëve dhe mëkatarëve’

Nëse një njeri vazhdon të kryej mëkate, kursebegatitë i vazhdojnë, njashtu edhe bollëkun e ka të vazhdueshëm, atëherë kjo për të është istidraxh, sprovë të cilënia jep Allahu i Plotfuqishëm,që të jetë dënimi i tij më i ashpër dhe përgjegjësia më e madhe. Pra, istidraxhiështë dënim gradual –sprovë e cila edhe më tepër e shtynë në rrënim, dhe kryhet me meritën e tij.

Imam Ahmedi transmeton se Resulullahu (savs), ka thënë:

إذا رأيت الله يعطي العبد من الدنيا على معاصيه ما يحب فإنما هو استدراج

“Kur të shohësh se Allahu i Plotfuqishëm i jep robit të Tij – mëkatar –të mira të kësaj bote, dije se ajo është istidraxh (sprovë graduale).”

Ata që janë të pabindur ndaj Allahut të Plotfuqishëm,vazhdojnë edhe më tutje të bëjnë mëkatedhe kështu zhyten edhe më thellë në istidraxh. Ata mendojnë se Allahu i Plotfuqishëm poju jep atyre pasuri dhe bollëk sepseështë i kënaqur me ta, përkundër mëkateve të tyre. Ndërsa ata që janë të bindur ndaj Allahut të Plotfuqishëm, e dinë se duhet ta ndjekin rrugën e Resulullahut (savs), dhe duhet të mbahen fort për litarin e Allahut, në mënyrë që ta fitojnë lumturinë në këtë botë (dynja) dhe në botën tjetër (ahiret). Megjithatë, edhe besimtarët ndonjëherë janë të dyshimtë.

Pse ju ndodhin gjëra të këqija njerëzve të cilët rregullisht falin pesë namazet ditore, ngrihen në mes të natës për namazin e natës, e agjërojnë tërë ramazanit, japin zekat, ndajnë sadakë dhe jetojnë jetë të thjeshtë?

Shumë prej tyre kalojnë nëpër një sërë vështirësish jetësore. Dhe, pse disa njerëz, të cilët kurrë nuk falen dhe nuk agjërojnë, jetojnë jetë me prosperitet dhe bollëk (të paktën me sa duket)? Ata posedojnë shtëpi luksoze, vozisin makina të shtrenjta dhe kanë shumë para në llogaritë e tyre bankare.

Nëse i pyesim se a i frikësohen vdekjes, ata duke u tallur na përgjigjen: “Edhe njerëzit tjerë do të vdesin. Nëse shkojmë në xhehenem, nuk do të jemi vetëm. Pra, çka?!”Vërtetë ata janë arrogantë …

Resulullahu (savs), edhe pse i ngritur deri tek Arshi i Allahut, ku u takua me Allahun e Plotfuqishëm, ai kurrë nuk ka qenë arrogant në jetën e tij.

Pejgamberit Sulejman (a.s.) i ishte dhënë fuqi e madhe dhe pushtet mbi krijesat e dukshme dhe të padukshme, por ai nuk ishte arrogant.

Pejgamberi Jusuf (a.s.), sipas disa transmetimeve ka qenë njeriu më i bukur që është krijuar ndonjëherë, pejgamberi Davud (a.s.), kishte një zë engjëllor, por as ata dy kurrë nuk kanë pasur asnjë kokërr kryelartësie në zemrat e tyre. Ata të gjithë në kohën e namazit, shpesh në lot, me përulje janë nënshtruar para Allahut të Plotfuqishëm.

Vëllezër besimtarë;

Njerëzit në istidraxh janë njerëz të cilët e kanë harruar dobësinë e tyre, vazhdojnë të kënaqen në mëkatet e tyre, dhe mendojnë se Allahu i Plotfuqishëm ende i do ata. Atame përbuzje i shikojnë njerëzit që e praktikojnë fenë, dhe thonë: “Ata (besimtarët) rregullisht shkojnë në xhami për të falë namaz, por nuk munden për vete ta blejnë as një biçikletë, kurse ne shkojmë në klube të natës, i vozisim makinat tona të shtrenjta. Nuk ka nevojë të praktikohet feja. Nëse njerëzit do ta reduktonin ndjeshëm kohën të cilën e kalojnë në ibadet, atëherë edhe ata do të mund të bëheshinn të pasur si ne.”

Në realitet, Allahu i Plotfuqishëm, njerëzve të tillë ju jep pasuri për t’i shkatërruar.Resulullahu (savs), ka thënë: “Kur Allahu i Plotfuqishëm dëshiron t’i shkatërrojë termitet, Ai u jep atyre krahë që të fluturojnë.” (Kitab Nasaibul-Ibad)

Termitet jetojnë në tokë ose në drunjë, sepse nuk kanë krahë. Mirëpo, kur Allahu i Plotfuqishëm dëshiron t’i japë fund jetës së tyre, Ai atyre ju jep krahë, pastaj ata shndërrohen në termite me krahë. Pasi e fitojnë begatinë (e krahut), termitet me krahë fluturojnë dhe përpiqen ta kapërcejnë zjarrin duke u sjellë rreth tij, dhe digjen në të. Po kështu, kur njerëzit fitojnë pasuri, ata përpiqen ta sfidojnë edhe Allahun e Plotfuqishëm.

Ta marrim shembull faraonin. Ai ishte jashtëzakonisht i pasur dhe kurrë nuk kishte qenë i sëmurë, sepse Allahu i Plotfuqishëm, e kishte begatuar me shëndet të mirë. Njerëzit tjerë sëmureshin dhe vdisnin, por faraoni akoma nuk kishte treguar ndonjë shenjë se do të vdiste, deri sa u kaplua nga arroganca dhe filloi të pretendojë se është Zoti. Prandaj Allahu i Plotfuqishëm e shkatërroi me ato ‘begati.’

Mbreti i Babilonisë, Nemrudi (Nabukodonosor), kishte tentuar ta djegë pejgamberin Ibrahim (a.s.), i cili ishte halilullah–i dashuri i Allahut. Allahu i Plotfuqishëm i kishte dhënë Nemrudit mbretëri të madhe, por ajo e kishte bërë edhe më arrogant dhe mendjemadh, dhe për këtë arsye kishte vdekur në mënyrë poshtëruese, ashtu që një mushkonjë i kishte hyrë përmes vrimës së hundës dhe i kishte arritur deri te truri.

Karuni ishte njeriu më i pasur i të gjitha kohërave. Ai kishte aq shumë pasuri sa qëvetëm çelësat e tij nuk mund t’i bartnin një grup njerëzish të fuqishëm. Në fund e gëlltiti dheu atë dhe pasurinë e tij, sepse u bë i pashpirt, arrogant dhe mosmirënjohës ndaj Allahut të Plotfuqishëm për ato që Ai ia kishte dhënë.

Pra, nëse jemi të pasur, mos të lejojmë të na kaplojë kryelartësia dhe të mendojmë se Allahu i Plotfuqishëm na e ka dhuruar pasurinë nga dashuria e Tij për ne. Karuni ishte shumë i pasur, por përfundoi shumë keq.

Kur i analizojmë të gjitha dhe nësemendojmë mirë për çdo gjë, do të gjejmë përgjigje për të gjitha pyetjet që na qarkullojnë në kokat tona:

Si mund të ndjehen të lumtur dhe fitimtar njerëzit që janë të pabindur ndaj Allahut të Plotfuqishëm?

Pse njerëzit që e mohojnë Allahun e Plotfuqishëm, kanë jetë të rehatshme dhe të begatë?

Përgjigja është kjo:

Allahu i Plotfuqishëm  u ka dhënë atyre jetë të rehatshme dhe të begatë jo për shkak se Ai është i kënaqur me ta dhe për shkak se i do ata, por për t’i shkatërruar, sepse ata janë bërë arrogantë dhe mosmirënjohës. Cili është kuptimi i jetës qëllimi i së cilës nuk është arritja e kënaqësisë së Allahut?

Nëse shohim njerëz të pasur të cilët e praktikojnë fenë dhe vozisin automobila të shtrenjtë për në xhami, nuk guxojmë të themi se kjo është istidraxh. Nëse shohim se shoku ynë është avancuar në punë, nuk guxojmë të themi se kjo është istidraxh. Njerëzit që kanë fituar pasurinë e tyre në mënyrë legjitime dhe që e shpenzojnë atë që i tejkalon nevojat e tyre në emër të Allahut të Plotfuqishëm, nuk janë në istidraxh.

Ebu Hurejre (r.a.) transmeton se Resulullahu (savs), ka thënë:“Sadaka nuk e pakëson pasurinë.” (Muslimi)

Kjo vlen edhe për besimtarët edhe për jobesimtarët. Sa më shumë që ndajmë nga pasuria jonë për qëllime të bamirësisë, Allahu i Plotfuqishëm do të na japë edhe më shumë nafakë (rrizk).

[Shënim: Termi nafakë (rrizk) është gjithëpërfshirës. Me nafakë nuk përfshihet vetëm pasuria materiale, por edhe çdo gjë tjetër që është e dobishme për njerëzit: shëndeti i mirë, martesa e lumtur, jeta pa stres, etj]

Vëllezër besimtarë;

Kur Allahu i Plotfuqishëm u jep nafakë jomuslimanëve të cilët janë bujarë dhe nuk janë arrogantë, atëherë kjo nuk është istidraxh. Allahu i Plotfuqishëm i shpërblen ata për veprat e tyre të mira në këtë botë. Mirëpo, pasi që nuk besojnë në Allahun e Plotfuqishëm, ata nuk do të kenë dobiprej saj në botën tjetër.

Nëse duam të kemi një jetë të sigurt, atëherë duhet të jetojmë sipas parimeve të caktuara. Qëllimi i jetës është që ta kërkojmë kënaqësinë e Allahut.

Si mund ta njohim furnizimin e bekuar (nafakën e bereqetshme)?

Personi e di se furnizimi është i bekuar nëse i shpreh mirënjohje Allahut të Plotfuqishëm, për dhuratat e Tij. Nëse një person i shfrytëzon ato në mënyrë të drejtë, në qëllime të hajrit, dhe nëse në këtë proces bëhet besimtar edhe më i mirë, atëherë ato dhurata janë të bekuara, sepse Allahu i Plotfuqishëm ia ka dhuruar robit Tij nga dashuria dhe kënaqësia ndaj tij. Nëse qëllimi i jetës sonë është ta kërkojmë kënaqësinë e Allahut, atëherë pa dyshim do të jemi të sigurt në këtë botë dhe në botën e ardhshme.

Dhe tani, le ta përfundojmë këtë predikim me një lutje që është mjaft e njohur:

O Allah, ti je qëllimi ynë, kurse kënaqësia Jote është ajo të cilën ne e kërkojmë!

Përshtati Miftar Ajdini

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit