20.9 C
Pristina
Friday, March 29, 2024

Provokim i radhës – Figura e Terezës tek Xhamia e Durrësit

Më të lexuarat

Figura e Nënë Terezës

Figura e një misionare të krishterë dhe bamirëse nuk mund të jetë një justifikim për një veprimtari të tillë pikërisht në shkallët e Xhamisë së Madhe të Durrësit.
I nderuar Kryetar i Bashkisë së Durrësit… Kemi besimin se ju këtë akt nuk po e bëni për të provokuar ndjenjat e besimtarëve myslimanë, të cilët nuk ndjehen të përfaqësuar nga kjo figurë. Durrësi ka nxjerrë plot figura fetare apo edhe jo-fetare, të cilat meritojnë një respekt dhe vëmendje të veçantë nga ana juaj, fjala vjen ish-kryetari i kësaj bashkie Hafiz Ali Podgorica apo Hafiz Mustafa Varoshi etj. Këto figura fetare dhe shumë të tjera, që kanë dhënë një kontribut real për Durrësin janë më afër realitetit tonë të përditshëm dhe me shërbimin e tyre i kanë shërbyer qytetarisë dhe harmonisë ndër-fetare. Normalisht ne ndjehemi të shqetësuar nga ky politizim i skajshëm që i bëhet figurës së “Nënë Terezës”, e për më tepër që kjo të ndodhi në një vakëf, pra në shkallët e Xhamisë së Madhe të Durrësit.
Ne ju bëjmë thirrje që të rishikoni vendimin tuaj dhe ky veprim i ndërmarrë nga vullneti juaj i mirë të mos marri keqkuptimin e publikut tonë dhe të ngjyresave negative për ju.

Forumi Musliman

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit