Provimit iu shtruan 32 mijë maturantë

0
40

Për rreth 31 mijë maturantët e Kosovës sot është organizuar dita e dytë e Provimit të Maturës Shtetërore 2012. Maturantët patën mundësinë të përgjigjeshin në 80 pyetje, sa përmbante testi nga lëndët e përafërta me drejtimin, pasi që në ditën e parë të provimit, të mbajtur më 9 qershor, ata iu nënshtruan testit me 120 pyetje nga lëndët e përgjithshme. Nehat Mustafa, kryetar i Komisionit Qendror Shtetëror të Maturës (KQShM), njëherit zëvendësministër i Arsimit, vizitoi maturantët në shkollën fillore “Xhemajl Mustafa” në Prishtinë, e më pas edhe ata në gjimnazin “Sami Frashëri”.

 

Me këtë rast, ai tha se informatat nga terreni flasin se testi ka filluar pothuaj në të gjitha qendrat në kohën e duhur. Ai theksoi se afatin e kaluar kanë qenë rreth 32 mijë maturantë që iu kanë nënshtruar provimit të maturës dhe besohet se edhe kësaj radhe numri është i njëjtë.

 

Publikimi i rezultateve të provimit do të bëhet më 30 qershor. Afati i ankesave të nxënësve do të jetë nga 2-4 korrik, ndërkaq publikimi i rezultateve të ankesave do të bëhet më 5 korrik, thuhet në kumtesën e Zyrës për komunikimin publik të MASHT-it./koha/kohaislame