5.5 C
Pristina
Friday, April 19, 2024

Protestuesit sulmojnë një xhami në ishullin Korsika

Më të lexuarat

Njoftohet se protestuesit në ishullin Korsika të Francës kanë sulmuar një xhami. Policia e Korsikës ka njoftuar se një grup i cili ka protestuar për sulmin e ndërmarrë ditën e enjte ndaj forcave të sigurisë dhe zjarrfikësve kanë hyrë në një xhami në qytetin Ajaccio dhe kanë tentuar të djegin Kur’anin, raporton Anadolu Agency (AA)..

Sipas lajmeve në shtypin francez është theksuar se sulmuesit kanë plaçkitur xhaminë. Një grup protestuesish pasi janë mbledhur në mbështetje të punonjësve të zjarrfikëses kanë mbajtur një marshim duke brohoritur me sloganet “arabët jashtë”, dhe “këtu është shtëpia jonë”.

Kryeministri francez, Manuel Valls duke dënuar sulmin ndaj xhamisë me një mesazh të publikuar në Twiter u shpreh se “është i pa pranueshëm ky akt mosrespektimi ndaj xhamisë e cila është vend i shenjtë adhurimi i muslimanëve. Të respektojnë ligjet e Republikës”.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit