12.2 C
Pristina
Friday, March 29, 2024

Protestuesit pranë Qeverisë: Shqiptarët nuk janë terroristë dhe radikal islamik

Më të lexuarat

Turma e protestuesve është nga ura që shkon në drejtim të Qeverisë dhe supozohet për mbi 10 mijë veta.

Protestuesit pas qëndrimit për disa minuta pranë Gjykatës Themelore , tani janë drejtuar në drejtim të Qeverisë dhe se vijojnë brohoritjet dhe parullat për drejtësi.

Brohoritjet masive dëgjohen para Qeverisë “Shqiptarët nuk janë terroristë”, “Shqiptarët nuk janë radikalë islamik”, “Stop proceseve të montuara”, “Allahu është i madh”, etj. Në mesin e brohoritjeve janë dëgjuar edhe thirrje fetare islame nga disa protestues.

Në mesin e protestuesve ka pasur protestues që kanë tentuar që ti heqin barrikadat pranë gjykatës, mirëpo ato janë penguar dhe nuk janë lejuar nga organizatorët.

Qytetarët protestues janë të indinjuar me mospraninë e përfaqësuesve politik shqiptarë nga radhët e partive politike shqiptare.

“Ku janë ata, pse janë futur nëpër frimat e mijëve, apo kanë hipoteka e nuk guxojnë ti bëjnë zë shkaut e Gruevskit. Pse po heshtin edhe ato tjerat parti. Kur dojnë ato me bo politikë apo me i realizu qëllimet e veta dhe përmes kujt. Le të dalin këtu dhe të thirrin protesta masive. është koha e fundit të tolerohen këto skena makabre dhe sulme ndaj familjeve shqiptare”, thekson një protestues i revoltuar për agjencinë e lajmeve INA.

13:30 – Qindra shqiptarë kanë nisur protestën kundër arrestimeve të shqiptarëve në operacionin “Monstër” lidhur me vrasjen e pesëfishtë në Smilkovc.

Protesta udhëhiqet nga të rinjë pa pankarta dhe materiale të tjera protestuese, ndërsa ata brohorisin për “drejtësi dhe liri”, “ndal terrorit shtetëror”, “ndal diskriminimit dhe aksioneve antishqiptare”, etj.

Reporterët e agjencisë së lajmeve INA raportojnë për protestë të qetë dhe të organizuar.

Ndërkohë, pranë gjykatave në Shkup, ku po pritet të mbërrijnë protestuesit janë të pranishme qindra forca speciale.

Protestuesit në këtë moment po i afrohen pranë gjykatës themelore Shkupi 1, ku u zhvillua edhe procesi hetimor kundër 20 të arrestuarëve shqiptarë në rastin e Smilkovcit, ku ndër të arrestuarit kishte gra të moshuara dhe vajza shqiptare, që u lanë të pafajshme, por që deklaruan se ishin maltretuar dhe terrorizuar psiqikisht nga organet policore. /INA/kohaislame

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit