7.8 C
Pristina
Thursday, April 25, 2024

Protestuesit në Hong Kong bëjnë marshe në përkrahje të Ujgurëve mysliman në Kinë

Më të lexuarat

Bota veç se është alarmuar nga dhuna dhe rrethimi që autoritetet kineze ua kanë bërë myslimanëve ujgur. Një pakicë etnike e cila me vite po përdhunohet dhe terrorizohet nga sistemi totalitar kinez, ku tani më shumë se 1 milion njerëz po qëndrojnë në burgje me motivi de-radikalizmi por në fakt ato janë burgje të terrorit.

Shumë njerëz me peshë nga politika botërore kanë ngritur zërin ndaj Kinës. Po ashtu edhe institucione për drejtat e njeriut kanë ngritur zërin për dhunën dhe terrorin që po bëhen ndaj një populli të vogël e të shtypur nga qeveria Kineze.

Së fundi protestuesit e shumtë në Hong Kong që janë në kërkim të sistemit demokratik kanë mbajtur një marshim në përkrahje të pakicës myslimane ujgure që po torturohen në Kinë.

Vazhdimisht në protestat e tyre ka pasur flamuj Ujgurë dhe thirrje për kujdes nga bota për këtë terror, mirëpo marshi i të dielës ishte specifike vetëm për ujgurët.

Rreth 1.000 njerëz u mblodhën në një shesh afër portit të qytetit duke dëgjuar fjalime që paralajmëronin se goditja e Partisë Komuniste Kineze në Xinjiang një ditë mund të përsëritej në Hong Kong.

“Ne nuk do t’i harrojmë ata që ndajnë një qëllim të përbashkët me ne, luftën tonë për liri dhe demokraci dhe zemërimin kundër Partisë Komuniste Kineze,” bërtiti një folës përmes altoparlantit e që morri përkrahje nga turma.

Kina i ka mohuar këto burgje, duke thënë që janë kampe të trajnimit për të luftuar terrorizmin. Disa vende myslimane kanë reaguar dhe kritikuar Kinën me embargo financiare./KohaIslame.com/

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit