16.5 C
Pristina
Friday, March 29, 2024

Protestojnë qytetarët izraelit. JO, sulmit ndaj Iranit

Më të lexuarat

Dhjetëra izraelitë protestuan në orët e vona të së dielës me kërkesën drejtuar qeverisë për të mos e sulmuar Iranin.

Të mbledhur në bllokun e banesave në të cilin jeton ministri i mbrojtjes, Ehud Barak, protestuesit bartnin pankarta me slogane që dënonin një sulm eventual nga Izraeli, ndërsa i bënin thirrje kryeministrit, Benjamin Netanyahu, që më parë të japë dorëheqjen se sa të vë në rrezik jetën e qytetarëve të Izraelit.

Protesta vjen pas rishfaqjes së spekulimeve se Izraeli mund ta sulmojë Iranin në përpjekje për ta penguar zhvillimin e programit bërthamor të këtij vendi.

Netanyahu i tha kabinetit të tij të dielën se kërcënimi nga Irani është sfida kryesore me të cilën përballet shteti hebrej. /Rel/kohaislame

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit