6.8 C
Pristina
Saturday, April 20, 2024

Protestë para policisë: Përdhunuesit në burg!

Më të lexuarat

Iniciativa e të Rinjve për të Drejtat e Njeriut në Kosovë sot në orën 12:00 do të protestojë para Policisë së Kosovës, stacioni qendror në Prishtinë. Kjo protestë, organizohet pas rasteve të fundit të raportuara në media, për përdhunime ndaj grave e vajzave.

I fundit, rasti shokues erdhi nga Drenasi, ku polici dyshohet se ka përdhunuar një vajzë 16 vjeçare. Në thirrjen e kësaj Iniciative, thuhet kështu:

“Përdhunuesit në burg!

Youth Initiative for Human Rights – Kosovë (YIHR KS) fton të gjithë aktivistët/et e qytetarët të mblidhen para Stacionit Policor në Prishtinë për të protestuar kundër dhunës së legjitimuar brenda Policisë së Kosovës ndaj grave e vajzave.

Rasti më i fundit, ku dyshohet se një hetues policor ka dhunuar, përndjekur, kërcënuar e abuzuar një të mitur nga Drenasi, na shokoi të gjithëve, e kjo kërkon reagim mbarë qytetarë. Nuk duhet të heshtim para rasteve të tilla, e të lejojmë të tjera te zhvillohen në heshtje.

Policia e Kosovës ka për detyrë të na mbrojë, e jo të qëndrojë pas krimeve të tilla.

Ftojmë të gjithë të mblidhemi para policisë në ora 12:00. Së bashku të qëndrojmë kundër këtyre padrejtësive e të sigurohemi që raste të tilla mos të përsëriten.

Viktimat duhen të mbrohen, përdhunuesit të dënohen!”.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit