16.5 C
Pristina
Friday, March 29, 2024

Protestë kundër vizitës së Sisit në Indonezi

Më të lexuarat

Në lidhje me vizitën e Sisit i cili vizitën e tij të fundit të turneut në Azi do ta kryejë në Xhakarta është mbajtur një protestë ku gjithashtu theksohet se për këtë janë marrë edhe masa të rrepta të sigurisë.
Në kryeqytetin e Indonezisë në Xhakarta zhvillohet protestë kundër vizitës së presidentit egjiptian, Abdulfettah es-Sisi, raporton Anadolu Agency (AA).

Në lidhje me vizitën e Sisit i cili vizitën e tij të fundit të turneut në Azi do ta kryejë në Xhakarta është mbajtur një protestë ku gjithashtu theksohet se për këtë janë marrë edhe masa të rrepta të sigurisë.

Një grup i cili u mblodh pas faljes së namazit të xhumasë në xhaminë Masjid Istiklal duke hedhur slogane kundër Sisit marshuan deri në rezidencën presidenciale, ku më pas nuk janë lejuar ti afrohen godinës nga policia e cila kishte rrethuar godinën.

Grupi i cili në duar mbanin pankarta këtu ata kanë brohoritur me slogane kundër Sisit dhe kanë kryer lutje për personat që kanë humbur jetën në Egjipt.

Koordinatori i Shoqatës Aleanca për Njerëzimin në Indonezi, Noval Abuzer në një deklaratë duke vënë në dukje se kategorikisht nuk e pranojnë ardhjen e Sisit në Indonezi, u shpreh se: “Nuk e kuptojmë takimin e Presidentit Joko Widodo me Sisin. Protestat tona do të vazhdojnë përsa kohë që Sisi të ndodhet këtu. Një diktator si Sisi, një njeri që vret vëllezërit tanë muslimanë, ka ardhur në vendin tonë për interesat e tij. Sisi është një diktator që punon për Amerikën. Nuk do të lejojmë që ky njeri të përdorë vendin tonë”.

Që nga viti 1983 për herë të parë një President egjiptian kryen vizitë zyrtare në Indonezi.

Pritet që presidenti egjiptian Abdulfettah es-Sisi të takohet me presidentin indonezian, Joko Widodo dhe me Sekretarin e Përgjithshëm të Bashkësisë të Vendeve të Azisë Juglindore (ASEAN).

Sisi i cili e nisi turneun e Azisë me vizitën e tij në Singapor, ku pas vizitës tre ditore në Kinë do ta përfundojë turin me vizitën në Indonezi.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit