Protesta në Egjipt kundër njerit prej kandidatëve për president

0
39

Raportet nga Egjipti thonë se një grup protestuesish kanë bastisur dhe i kanë vënë flakën selinsë së kandidatit për president, Shafiq Ahmed në Kajro.

Nuk është raportuar për të lënduar dhe thuhet që zjarri u shua shpejt pa dëme të mdha.
Ky incident vjen disa orë pasi autoritetet zgjedhore njoftuan se Shafiq do të përballet në balotazh për president me 16 dhe 17 qershor me kandidatin e Vëllezërisë Myslimane, Muhamedi Morsi.
Qindra persona kanë dalë në rrugët e Kajros dhe Aleksandrisë të pakënaqur me kandidatin Shafiq i cili u kualifikua për balotazh.
Shafiq ishte ministri në kohë e qeverisjes së Hosni Mubarakut dhe shumë nga vendasit thonë se një fitore e mundshme e tij, mund të qojë në një ringjallje të regjimit të Mubarakut.
Mubarak u largua nga pushteti pas demonstratave masive në shkurt të vitit 2011./BS/kohaislame