Protesta kundër regjimit në Siri

0
38

Mijëra sirianë kanë dalë në rrugë për të proetstuar kundër regjimit të presidentit Bashar al-Asad, derisa i dërguari ndërkombëtar Kofi Anan tha se situata në vend “nuk është e mirë”.

Aktivistët opozitarë thanë se mijëra vetë dolën në rrugë pas Lutjes së të Premtes. Protestat janë zhvilluar në Dara, Damask, Homs, Hama, Idlib, Alepo, Deir zor dhe Latakia, transmeton REL .

Media shtetërore tha se 18 zyrtarë të sigurisë janë vrarë nga bombat e vëna në rrugë dhe në incidente tjera.

Ndërkohë, një ekip ushtarak i monitoruesve së OKB-së ka rinisur punën pas nënshkrimit të marrëveshjes që qartëson misionin e tyre për të monitoruar armëpushimin e arritur nga Anani.

Armëpushimi është vlerësuar të jetë “shumë i brishtë”./koha/kohaislame