12.2 C
Pristina
Tuesday, April 23, 2024

Protesta e përjavshme në Gaza, forcat izraelite vrasin 7 palestinezë

Më të lexuarat

Zyrtarët palestinezë njoftuan se të paktën shtatë persona humbën jetën, pasi u qëlluan nga plumbat e ushtrisë izraelite gjatë protestave në kufirin mes Izraelit dhe Gazës.

Mijëra palestinezë u mblodhën për protestën e përjavshme përgjatë rrethimit kufitar të Izraelit me Rripin e Gazës, i cili kontrollohet nga Hamas, ndërsa përveç tre të vdekurve, dhjetëra të tjerë u plagosën.

Ushtria izraelite tha në një deklaratë se disa palestinezë kishin hedhur mjete shpërthyese, granata, goma të djegura dhe gurë ndaj ushtarëve të saj në gardhin kufitar, ndonëse asnjë izraelit nuk mbeti i plagosur.

Ushtria izraelite ka vrarë rreth 200 palestinezë që kur filluan protestat kufitare në mars, thonë mjekët e Gazës, ndërsa nga krahu tjetër vetëm një ushtar izraelit është vrarë nga një snajper palestinez.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit