Proteinat

0
53

Mishi dhe produktet e tij kanë anë pozitive, pasi përmbajnë proteina me vlera të larta biologjike, vitamina, (PP, B2, B6, B12, dhe acid folik) hekur që ndikon në mjekimin e anemive, nxisin sekrecionet e aparatit tretës dhe tonizojnë organizmin në përgjithësi. Si anë negative mund të përmënimin, yndyrna të pasura me acide yndyrore të ngopura, kolesterol, dhe shumë pak acide yndyrore të pangopura ( me përjashtim të mishit të peshkut). Këto janë substanca acidilfikante, të varfra në kalcium dhe vitaminë C.

Qumështi dhe produkte te tij kanë anë pozitive pasi përmbajnë proteina me vlera të mëdha biologjike, vitamina A, D, B2, B6, acid pantotenik, kalcium vitaminë D2, lizinë dhe është mjaft i asimilueshëm nga organizmi. Si anë negative duhet theksuar përmbajtja e yndyrnave të ngopura, mungesa e vitaminës C, hekurit, bakrit. Vezët përmbajnë proteina me vlera shumë të larrta biologjike, yndyrna , vitamina A, D, E, B2, B6, acid pantotenik hekur, fosfor, dhe përvetëson mirë nga organizmi. Si anë negative duhet përmendur përmbajtja e lartë e kolesterinës dhe mungesa e vitaminës C.

Yndyrnat kanë si anë pozitive përmbajtjen e yndyra ve me kalorazi të lartë, vitaminave A, D acideve yndyrore të ngopura por kanë mungesë ose varfëri të kalciumit dhe sasi të madhe të fosforit. Drithërat dhe produktet e tij, veçanërisht buka, orizi, përmbajnë lucide karbohidrate, proteina të shkallës së dytë dhe vitamina B1-B2, B6, PP, acid pantotenik, ndërsa anët negative të tyre janë mungesa e vitaminës A, D. /brezi/kohaislame