12.6 C
Pristina
Thursday, March 28, 2024

Proserbi Galucci fajëson KFOR-in

Më të lexuarat

Ish-administratori rajonal i UNMIK-ut në Mitrovicë, Gerard Galuci, i njohur për qëndrime pro serbe, ka thënë se aksioni i javës së kaluar në Rudarë të Zveçanit paraqet sulm ndaj paqes dhe sigurisë, çfarë “është edhe në kundërshtim me rolin e forcës paqeruajtëse”.

“Barrikadat nuk lëndojnë askënd, ndërsa banorëve lokalë u japin ndjenjën e sigurisë në mesin e provokimeve të vazhdueshme të Qeverisë në Prishtinë”, ka thënë Galuci, raportojnë mediat serbe.

Të premten e kaluar, misioni paqeruajtës i NATO-s ka ndërmarrë aksion për heqjen e barrikadës në fshatin Rudarë, ku edhe ka hasur në rezistencën e serbëve lokalë.

Gjatë përleshjeve janë lënduar dy ushtarë të KFOR-it dhe të paktën tre serbë.

Galuci ka thënë se përgjegjës për konfliktin dhe të plagosurit është KFOR-i.

Në vitin 2008, kur ishte administrator rajonal në Mitrovicë, Galuci pat kritikuar edhe intervenimin e UNMIK-ut dhe të KFOR-it për të liruar objektin e gjykatës së uzurpuar nga serbët në veri.

Qëndrimi i tij kishte shkaktuar pakënaqësi te liderët kosovarë. /Telegarfi/kohaislame

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit