10.6 C
Pristina
Friday, April 19, 2024

Prokuroria nis hetimet për vdekjet e dyshimta në QKUK

Më të lexuarat

Javën që lamë pas, në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës (QKUK), kanë ndërruar jetë tre persona.

Deri më tani ende nuk janë bërë të ditura arsyet e vdekjes së këtyre personave, edhe pse tashmë Ministri i Shëndetësisë, Uran Ismaili ka urdhëruar të gjitha inspektoratet e MSH-së që të nisin hetimet e pavarura dhe të detajuara.

Lidhur me këtë rast, Prokuroria e Shtetit tashmë ka filluar hetimet për të zbardhur arsyet e vdekjes së këtyre personave.

“Ju njoftoj se Prokuroria ka filluar hetimet lidhur me vdekjen e tre (3) pacientëve në QKUK”, thuhet në përgjigjen e Prokurorisë për Telegrafin.
Ndonëse Prokuroria ka filluar hetimet vetëm për tre pacientët, nga e dita e enjte janë raportuar edhe dy raste të tjera të vdekjes pas operacionit.

Kështu ka bërë të ditur vetë Qendra Klinike Universitare e Kosovës, pak minuta më parë përmes një komunikate.

“Menjëherë janë ndërmarrë të gjitha masat e nevojshme për të hulumtuar “dyshimet” e ngritura për ndonjë parregullsi të mundshme si i parasheh edhe legjislacioni në fuqi. QKUK-ja kërkon nga mediet dhe opinioni publik të jenë të kujdesshëm duke lënë hapësirë për hulumtim nga organet kompetente”, thuhet në njoftimin e QKUK-së.

Ndërkohë, QKUK ka njoftuar po ashtu se që nga dita e enjte, përkohësisht janë pezulluar rastet e operacioneve të planifikuara (jo urgjente) në bllokun e klinikave kirurgjike.

Rastet urgjente nga blloku kirurgjik janë operuar në sallat e Klinikës Emergjente, të cilat janë në funksion.

Të marten po ashtu rreth orës 16:00, ka ndodhur një tjetër vdekje e cila është është cilësuar si e dyshimtë nga Policia.

“Një mashkull K/Shqiptar ka informuar se bashkëshortja e tij, e cila ishte duke u trajtuar në QKUK, ka ndërruar jetë”, thuhet në raportin e Policisë. “Me urdhër të prokurorit, trupi i pajetë është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore për obduksion. /tg

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit