8.1 C
Pristina
Thursday, April 25, 2024

Prokuroria kërkon që rasti “Monstra” të kthehet për rigjykim

Më të lexuarat

Situata faktike e pasigurt, si dhe ekzistimi i mundshëm i bisedave të përgjuara që mund të ndryshojnë rrjedhën e procedurës, ishin arsyet e kërkesës së prokurores Spasovska

SHKUP (AA) – Gjykata Supreme e Republikës së Maqedonisë ka mbajtur një seancë publike për rastin “Monstra” në të cilën prokurorja publike Liljana Spasovska kërkoi pezullimin e aktvendimit të shkallës së parë dhe të dytë dhe kthim të lëndës në vendosje të sërishme, raporton Anadolu Agency (AA).

Situata faktike e pasigurt, si dhe ekzistimi i mundshëm i bisedave të përgjuara që mund të ndryshojnë rrjedhën e procedurës, ishin arsyet e kërkesës së prokurores Spasovska.

Sipas avokatit Gjorgji Nastevski, gjykata nuk ka pranuar më tepër fakte në ankesën për të cilat ata si mbrojtje konsiderojnë se do të ndikojnë në gjykim, konkretisht se do të dëshmohet pafajësia e tyre.

“Tani në veprim është këshilli gjyqësor dhe mendoj se ka shpresa që ajo të ndodhë dhe drejtësia të kthehet prapa për këtë lëndë. Unë në deklaratën time të parë kam thënë se ne jemi larg sundimit të ligjit, por tani unë do të thoja se ne jemi shumë në afërsi të sundimit të ligjit”, theksoi Nastevski.

Avokati Sashe Dukovski, pas seancës publike theksoi se një vendim i këtillë duhet të jetë praktikë në trajtimin e të gjitha procedurave nga Prokuroria Publike. “Ne mendojmë se gjykata e shkallës së parë dhe të dytë, si dhe Gjykata Supreme e Maqedonisë, gjykimin patjetër duhet ta bazojë në bazë të provave”, shtoi Dukovski.

Të gjykuarit për vrasjen e pesëfishtë tek liqeni i Smillkovës, të cilët edhe gjatë procedurës para Gjykatës Themelore, edhe para Gjykatës së Apelit pohuan se janë të pafajshëm, në seancën e sotme publike në Gjykatën Supreme sërish i hodhën poshtë akuzat.

Më 12 prill të vitit 2012 në liqenin e Smillkovës u vranë katër të rinj të moshës nga 18 deri në 21 vjeç nga lagjja Radishan e Shkupit si dhe një person i moshës 45 vjeçare nga fshati Creshevë

Për vrasjen e pesëfishtë në rastin “Monstra” me burg të përjetshëm u dënuan Halil Demiri, Afrim Ismailoviq, Agim Ismailoviq, Fejzi Aziri, Haki Aziri dhe Sami Luta. Vetëm i akuzuari i pestë Sejdi Rami mori akvendim lirues, “për shkak të mungesës së fuqishme të dëshmive të forta për konstatim të fajit”.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit