12.8 C
Pristina
Saturday, April 20, 2024

Prokurori publik i Egjiptit urdhëroi burgosje 15 ditëshe për Morsin

Më të lexuarat

Prokurori publik i Egjiptit sot ka urdhëruar burgosje 15 ditëshe për presidentin e përmbysur, Mohammad Morsi, në pritje të një hetimi lidhur me akuza se ai ka marrë pjesë në “akte të dhunshme”, ka raportuar agjencia shtetërore e lajmeve MENA, transmeton Reuters.

Ditën e Enjte, autoritetet e drejtësisë në Egjipt ia kanë zgjatur paraburgimin zotit Morsi, për një periudhë 30 ditëshe, në një rast tjetër.

Morsi, i cili është përmbysur nga ushtria më 3 Korrik të këtij viti, po mbahet në një lokacion të fshehtë, i akuzuar edhe për vrasje dhe spiunim.

Rasti i ri, fokusohet në protestat, që u organizuan në Dhjetor të vitit të kaluar, para pallatit presidencial në Kajro.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit