6.8 C
Pristina
Saturday, April 20, 2024

Projektligji për Diasporën, cilat do të jenë lehtësimet për mërgatën

Më të lexuarat

Diaspora tashmë pritet që së shpejti të ketë një ligj të ri për ta. E ky projektligj ka për qëllim rregullimin e “raporteve” mes Kosovës dhe pjesëtareve të diasporës, në veçanti kujdesin për të drejtat sociale, politike, kulturore, ekonomike, si dhe integrimin e tyre në jetën shoqërore dhe politike të vendeve pritëse.

Ministria e Diasporës dhe Investimeve Strategjike, do të jetë institucioni kryesor përgjegjës për përparimin e marrëdhënieve me diasporën, duke hartuar politika, legjislacione, projekte, e programe që ndërlidhë bizneset e Kosovës me ato në diasporë,

Në Projektligj parashihet, që të formohen Qendrat Kulturore, në kuadër të misionit diplomatik në vendin e pritjes, e që do të jenë të formuara nga Ministria e Diasporës. Qendra Kulturore duhet të ketë Drejtor, i cili do ta ketë gradën diplomatike të atasheut të Kosovës për diasporën.

Ky drejtor do të informojë rregullisht ambasadorin e Kosovës dhe Ministrinë përkatëse të diasporës, për punën e tij. Këto qendra do të kenë përgjegjësinë për promovimin e gjuhës, kulturës dhe trashëgimisë kulturore të Kosovës, nxitje bashkëpunimi, promovimin e investimeve në Kosovë, të ndihmojnë OJQ-të e diasporës në aktivitetet e tyre, të realizojnë hulumtime dhe analiza për diasporën.

Në koordinim me Ministrinë e Arsimit, të bëhet shpërndarja e librave për përparimin e gjuhëve zyrtare dhe të kulturës se vendit tonë. Gjithashtu të ketë qasje elektronike në tekstet shkollore të Kosovës, dhe një faqe të veçantë, të internetit për diasporën.

Nga ana tjetër, për ata studentë të diasporës, që zgjedhin shkollat ose universitetet publike në Kosovë për mësimin e gjuhës shqipe të ndahen bursa, lehtësime për pranim në këto universitete, tarifat të jenë të njëjta me studentët nga Kosova.

Si ditë e diasporës është caktuar 2 gushti. Në bazë të këtij ligji Radiotelevizioni i Kosovës, obligohet të hap kanalin televiziv për diasporën. E në bord së paku një anëtar duhet të jetë nga diaspora.

Ky ligj shfuqizon Ligjin paraprak për diasporën dhe mërgatën, të 2012-ës. /RTV Dukagjini/

https://www.facebook.com/tvdukagjiniofficial/videos/624631158048966/

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit