10.3 C
Pristina
Thursday, April 25, 2024

Profetit Muhamed i janë ofruar dy enë, në njërën pati qumësht derisa në tjetrën venë, dhe i thanë; pi prej cilës dëshiron!

Më të lexuarat

Buhariu dhe Muslimi në librat e tyre transmetojnë këtë hadith:

 

Ebu Hurejreja, radijall-llahu anhu, rrëfen:

 

“Natën e Israsë të Dërguarit të All-llahut, sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem, i janë ofruar dy enë, në njërën pati qumësht derisa në tjetrën venë, dhe i thanë; pi prej cilës dëshiron! I Dërguari i All-llahut, sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem, mori qumshtin dhe e piu. Pasiqë piu qumshtin i’u tha: “Zgjodhe natyrën (fitrën) dhe po ta kishe zgjedh verën do të devijonte ummeti yt”.

 

(Buhariu nr.3394 dhe Muslimi nr.168)

Në një transmetim tjetër qëndron:

“Qoftë i falëndëruar All-llahu i cili të udhëzoi drejt natyrës së pastër dhe po ta kishe zgjedh verën Ummeti yt do të devijonte”. (Buhariu nr.4709)

Ne një transmetim tjetër qëndron:

“Drejt veprove, All-llahu i drejtoftë njerëzit me ty, Ummeti yt do të mbetet në natyrshmëri” (Muslimi nr.164)

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit